Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Terramesh: kundër paqëndrueshmërisë së shpateve, pengon erozionin, respekton natyrën

terramesh

Sistemet e “tokave të përforcuara” të Maccaferrit kryesojnë për sa i përket stabilizimit të shpateve me kosto kompetitive, me jetë të gjatë dhe shkallë të lartë të përshtatshmërisë në kontekste të shumta gjeoteknike.

Erozioni i tokave si rezultat i paqëndrueshmërisë së shpateve është një çështje kronike në ditët e sotme, duke dëmtuar ambjentet lokale dhe vendbanimet njerëzore. Paparashikueshmëria e reshjeve dhe përkeqësimi i motit e bën mjedisin gjithnjë e më të pambrojtur, duke rrezikuar aktivitete, duke ndërprerë rrugët dhe linjat hekurudhore; ndikimet ekonomike mund të jenë shumë të mëdha. Dëmtimet hidrogjeologjike të shpeshta në ditët e sotme janë temë kryesore.

Marrja e masave për të mbrojtur dhe për të stabilizuar shpatet dhe tokat e paqëndrueshme është nga tani një komponent thelbësor për planifikimin e territorit: tokat e qëndrueshme mbi të cilat janë të bazuara shumë nga aktivitetet tona njerëzore janë diçka që nuk mund t’i kemi më falas.

Tregu është mbushur me zgjidhje të ndryshme të projektuara për të stabilizuar shpatet dhe për të penguar erozionin, por zgjidhjet nuk janë të gjitha të barabarta: zgjidhjet e “vjetra” inxhinierike janë të rënda, eliminojnë gjelbërimin dhe i japin natyrës shumë ngjyrë gri.

Inxhinieret e së ardhmes minimizojnë gjurmët e karbonit të shkaktuara ndërtimet, me zhdërvjelltësi dhe me zgjidhje miqësore me ambjentin, me struktura të lehta dhe me kosto konkuruese.

Por a mundet një zgjidhje, të sigurojë terrenin duke e lejuar atë të marrë “frymë” dhe duke lënë të paprekura karakteristikat e tij biologjike? A ekziston në të vërtetë një zgjidhje e tillë?

Përgjigja është Po dhe quhet Terramesh. Zgjidhja, e patentuar nga Maccaferri, arrin rezultate të jashtëzakonshme në aspektin e stabilitetit të shpatit pa e “mbytur” ambjentin.

Terramesh përdoret i shoqëruar me gjeogrid për përforcim shpateve, duke i bërë shpatet të qëndrojnë të pjerrëta, duke akomoduar ngarkesa të medha në struktura të vogla.

Sidomos me versionin e zgjidhjes me “Green Terramesh” funksioni i përforcimit është i ndërthurur me aftësinë e shpatit për të qënë i qëndrueshëm dhe vegjetative në sipërfaqe. Jetëgjatësia e projektimit nga gjeogridet përforcuese, e provuar dhe e testuar i kënaq klientet dhe projektuesit, gjithashtu fasada e tyre e mbuluar me vegjetacion i kënaq edhe kërkesat e inxhinierëve ambjentalistë.

Për ruajtjen capacitetit të “frymëmarrjes” dhe përshkueshmërisë së terrenit, Terramesh kombinon stabilitetin dhe nevojat mjedisore, pa ndikuar në koston e produktit, e cila konfirmon të jetë efikase dhe e adoptueshme në situata të ndryshme.

Mos mendoni se Terramesh dhe Green Terramesh për shkak se krijojnë struktura delikate ambjentaliste mund të përdoren vetëm për struktura dimensionet e të cilave janë relativisht të vogla. Ato janë përdorur në disa nga tokat e përforcuara më të larta në botë. Një projekt në Sikkim, NW India qëndron në mbi 70 metra i gjatë, dhe i ka mbijetuar plotësisht me takt tërmeteve të fuqishme.

Maccaferri është një lider në projektimin, funizimin dhe vendosjen e sistemeve të “tokave të përforcuara” por është gjithashtu aktiv në të gjithë zinxhirin, nga ideja fillestare deri në zbatim: duke ofruar software të fuqishme për qëllim dimensionimin dhe përshtatjen e përkryer të infrastrukturës (sidomos, MACSTARS W), asgjë nuk është lënë në dorë të fatit, duke optimizuar projektet të cilat përshtaten në mënyrë të përkryer si në aspektin e performancës teknike, pajtueshmerisë me ambjentin dhe harmonisë arkitekturore.

Sistemi Terramesh përfshin një gamë e gjerë e zgjidhjeve të provuara dhe fleksibël. Ka me mijëra instalues nëpër botë të cilët lëvdojnë efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e shkëlqyer të tij.

Për më shumë informacion rreth sistemeve të tokave të përforcuara, ju lutem të na kontaktoni.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This