Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Teknika e gozhdimit dhe mbrojtja e sipërfave me rrjeta çeliku,  Steelgrid MO300

Soil nailing _ Surface protection

Perforcimi i shpateve në  Projektimin e Hidrocentralit të Devollit.

Një tjetër teknikë e mirënjohur e Maccaferri-it  gjatë projektimit të Hidrocentralit të Devollit është teknika e gozhdimit (soil nailing) me rrjeta çeliku, Steelgrid MO300 (rrjetë teli e prodhuar nga fabrika e Maccaferri Balkans), e cila u zgjodh nga inxhinierët e Abstar- it; të cilët i njohin mirë produktet dhe zgjidhjet e Maccaferri – it, për përforcimin e shpateve.

Teknika e gozhdimit (soil nailing) është një teknikë që mund të përdoret, qoftë në shpate natyrale apo gërmime shpatesh, ku shpati përforcohet me vendosjen e tiranteve.

Këto gozhdime ndikojnë në stabilitetin e përgjithshëm të shpateve dhe  janë të lidhura me një sistem faqesh të cilat sigurojnë një  stabilitetet sipërfaqsor.

Sistemi i faqeve mund të jetë rigjid, fleksibël ose edhe një sistem i ngjashëm me MacMat R, të përshtatshme ribimësimin. Sistemi sipërfaqsor lidh pjesët sipërfaqsore të shpatit, që mund të lëvizin ndërmjet ankerave, duke destabilizuar gjithë pjesën e shpatit. Kur kërkohet një performancë e mirë dhe ribimësim, teknika MacMat HS kombinon përfitimet që sjell përforcimi  me  Steelgrid HR (MO) dhe Geomat 3-dimensional në një produkt të vetëm; duke reduktuar kështu kohën e instalimit dhe  përdorimin e procedurave më të thjeshtësuara.

Maccaferri sjell zgjidhje të panumërta  për sistemet e mbrojtjes ndaj gurëve dhe mbrotjes nga erozioni (si zgjidhje më vete, ashtu edhe të kombinuara) për stabilitetin lokal të sipërfaqeve, duke përfshirë përforcimin me faqe fleksibël si  rrjeta te perdredhura dyfish [DT mesh], panelet HEA (HEA Panels), SteelGrid HR, SteelGrid MO, MacMat R, MacMat HS.

Për të parandaluar erozionin aktiv ndërmjet faqeve të shpateve të gozhduara, është e rëndësishme të veprohet duke mbjellur bimësinë e duhur për të siguruar një mbrojtje të sipërfaqes nga erozioni. Duhet të merret në konsideratë edhe aftësia e shpatit për të mbajtur bimësinë. Rritja e bimësisë, gjithashtu do të sjellë rritjen e stabilitetit sipërfaqsor të shpatit.

Maccaferri ka zbuluar edhe njëserë produktesh [ dado, aksesorë sipërfaqësor] që të përmbushë kërkesat specifike për struktura sipërfaqsore fleksibël [ rrjeta dhe tirante] dhe zbutja e faqeve  (rrjeta+tirante të shkurtra]. Projektimet dhe kërkimet gjeoteknike kanë përcaktuar përshatshmarinë e teknikës së gozhdimit (soil nailing) për përforcimin e shpateve të paqëndrueshëm. Maccaferri ofron edhe zgjidhje të tjera të panumërta, përfshirë këtu struktura mbajtëse dhe përforcuese për dherat, në rastet kur teknika e gozhdimit nuk është e përshtatshme.

Funksionet e sistemeve të siperfaqësore janë:

– mbrojtja e sipërfaqes së ekspozuar nga erozioni

– sigurimi i një stabilitet gjatë mbjelljes së bimësisë

– lidhja e shtresave të paqëndrueshme me pjesën e qëndrueshme të shpateve

Funksionet e sistemit të gozhdimit  (soil nailing) janë:

– përmirësimi i stabilitetit në thellësi të shpateve

– sigurimi i një përforcimi afatgjatë te shpatit

-lidhje me sistemin e përshtatshëm siperfaqësor

Na kontaktoni për të zbuluar më tej detaje teknike interesante.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This