Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Takimi Mbarëkombëtar i Biznesit në Tiranë 2

acitad-logo

Dhoma e Tregtisë dhe Zhvillimit NdërkombëtareShqiptare (ACITAD) ka organizuar në Tiranë “ Takimi Mbarëkombëtar i Biznesit në Tiranë 2”, ku morën pjesë biznese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.       


Maccaferri mori pjesë në një takimin të rëndësishëm internacional Takimi Mbarëkombëtar i Biznesit 2, mbajtur në Tiranë Tetorin e shkuar. 180 biznese të ardhura nga vendet fqinje, dhe 200 biznese nga Shqipëria kanë mbajtur takime dypalëshe me biznese nga Shqipëria si mënyrë për të gjetur mundësi të reja të bashkëpunimit mes tyre.
Zëvendës Kryeministri Niko Peleshi ka shprehur në fjalimin e tij se qeveria Shqiptare është gati të bashkojë forcat me bizneset për bashkpunime të mëtejshme rajonale, shkëmbime të lira tregtare dhe konkurencë të drejtë, në një treg më formal.
Ai vuri në dukje se “Takimi Mbarëkombëtar i Biznesit në Tiranë 2” është një takim midis shumë sipërmarrësve të bizneseve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi të cilët duan të ndërtojnë, prodhojnë, punësojnë, investojnë dhe të bashkëpunojnë midis tyre. Ndërkaq, Ministri i Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, ka deklaruar se Shqipëria ende përballet me sfidën e ndryshimit të raportit ndërmjet punëtorëve aktive dhe atyre pasive.
Gjatë ngjarjes, ACITAD dha çmimet e mëposhtme për disa prej anëtarëve të saj, si përfaqësues të biznesit në Shqipëri dhe jashtë saj:
-Çmimi “Gruaja sipërmarrëse” – Valbona Begolli – Albpastrim
-Çmimi “Përgjegjësia Sociale” – Vullnet Haka – Everest IE
-Çmimi  “Investitori i Huaj” – Saimir Huta – Maccaferri Balkans
-Çmimi i nderit si përfaqësues i biznesit nga Kosova në Shqipëri– Alajdin Fusha – ABI
-Çmimi i nderit si perfaqësues i biznesit nga Maqedonia në Shqipëri – Menderes Kuçi – Arb-Komerc
-Çmimi i nderit si perfaqësues i biznesit nga Mali i Zi në Shqipëri  – Nazif Cungu – Cungu & Co.
Në këtë link do te gjeni disa momente të shkurtra nga eventi.
Të pranishëm në këtë ngjarje, përveç Zëvendës Kryeministrit të Shqipërisë, Niko Peleshi, dhe Ministrit të Rinisë dhe Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, ishin gjithashtu Zëvendës Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Ervin Mete dhe Zëvëndës kryetarët e Bashkisë së Tiranës, Isuf Shehu dhe Brunilda Paskali. Ky event u organizua nga ACITAD në partneritet me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Ministrinë e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Universitetin Epoka, Albeu.com, portalin shqiptar të lajmeve, dhe kompaninë Albartex.
Na kontaktoni, ne ju mirëpresim me informacione të mëtejshme rreth zgjidhjeve Maccaferri.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This