Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Suksesi jetëgjatë i Gabionit Maccaferri

Gabion image

Në 1893 u bë aplikimi i parë industrial i një produkti që tashmë është pjesë e historisë së inxhinierisë civile.

Shpesh, suksesi i nje ideje qëndron në thjeshtësinë e saj. Dhe nëse kjo është e vërtetë për zbulimet e panumërta në botën e arkitekturës dhe inxhinierisë, ajo është edhe më shumë për gabionët tonë. Tela të thurur për të formuar rrjetë në njësi kubike dhe pastaj të mbushur thjesht vetëm me gur. Intuita e Luigi Maccaferri nuk mund të jetë më brilante dhe e thjeshtë në të njëjtën kohë; falë shpikjes së Gabionit, në dekadat e ardhëshme, familja ktheu një firmë të vogël në një markë të njohur në mbarë botën e inxhinierisë moderne civile.

Lidhja midis gabionëve dhe Officine Maccaferri është hedhur tashmë në gur. Dhe si të gjitha produktet e suksesshme, prakticiteti i sistemit është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën, në mënyrë që të shtrihet përtej kufijve të inxhinierisë civile dhe gjeoteknike. Arkitektë dhe projektues të peisazheve natyrore i kanë parë gabionët, sidomos në vitet e fundit, si mundësi të jashtëzakonshme për të kombinuar ekologjinë dhe estetikën, qëndrueshmerinë mjedisore dhe lehtësinë e montimit, me kosto efektive dhe të besueshme.

Gabioni, në fakt, është një mjet i veçantë. Ai nuk imponon veten e tij në ambjentin rrethues: ai kombinohet në mënyrë perfekte në të. Një gabion është pothuajse gjithmonë i mbushur me materiale natyrore: gurë/shkëmbinj dhe,  ku është e mundur, mund të përdoren materiale të gjindshme në vend lokal për mbushjen e strukturës, duke i siguruar natyrës përreth ndryshime të vogla (shtime ose largime të materialeve). Në kushtet e emetimeve neto, bilanci është pozitiv në rastet kur lënda e parë mbushëse është e gjindshme në vend pasi nuk ka nevojë për konsum energjie për prodhimin dhe transportin gurëve. Qëndrueshmëria e strukturave të përbëra nga gabionët është gjithashtu shumë e lartë: veprat tona të para në 1893 janë ende funksionale sot.

Gabioni, për më tepër, “i bashkohet” natyrës mikpritëse: bimët dhe pemët mund të “zhysin” rrënjët e tyre në hapësirat e lëna bosh nga mbushja me gurët e tij, duke ndihmuar në forcimin e përgjithshëm të sistemit. Natyra nuk është më një aktor pasiv: në fakt ajo thërritet të “punojë” në sinergji me strukturat e bëra nga njeriu. Kjo është inxhinieria mjedisore  e të ardhmes.

Gabionët e Maccaferri-t mund të përdoren në një shumëllojshmëri të aplikacioneve dhe zgjidhjeve të një game të gjerë të sektorëve kyç siç janë: Mbrojtja e Mjedisit, Përmbytjet dhe Emergjencat, Insfrastruktura, Inxhinieria Hidraulike dhe Bregdetare dhe shumë të tjera.

Qëndrueshmëria është tashmë një vlerë thelbësore e përfshirë në ndërtime për të gjithë. Edhe në aspektin e qëndrueshmërisë afatgjatë, kompanitë dhe institucionet kanë për detyrë të sajojnë zgjidhje që nuk do të rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë e tokës. Maccaferri është e angazhuar për ta bërë këtë të mundshme dhe çdo ditë përpiqemi që të mbrojmë këtë koncept të ri te inxhinierisë civile, si p.sh me gabionin i cili i ka rrënjët në një shekull tradite.

Për informacione më të detajuara vizitoni faqen e produkteve  tona.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This