Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Gjashte Struktura me Terramesh® Sistem do të instalohen përgjatë Autostradës Prishtina-Hani i Elezit Motorway në Kosovë

terramesh-system-pristina

Fillon ndërtimi i murit të parë mbajtës 138m të gjatë dhe 21m të lartë

Projekti “Prishtina-Hani i Elezit motorway” është një pjesë kyçe e sistemit nacional transportues në Kosovë. Autostrada 60 km e gjatë me 4 korsi do të lidh Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës, me Shkupin, kryeqytetin e Maqedonisë. Maccaferri Balkans firmosi kontrantën me kontraktorin Bechtel-Enka JV për dizajn, furnizim dhe ndërtimin e gjashtë strukturave mbajtëse me toka të përforcuara me sitemin tonë inovativ Terramesh®. Aktualisht po instalohet muri i parë, nga gjashtë të tillë (muri 015).

Sistemi jonë Terramesh® u përzgjodh nga kontraktori Bechtel-Enka JV dhe supervizori Hill International

për ndërtimin e gjashtë strukturave mbajtëse me toka të përforcuara në Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, një projekt i Ministrisë së Infastrukturës në Kosovë.

Ky projekt ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e transportit të Kosovës, pasi ajo do të përmirësojë nivelin e shërbimit dhe sigurinë në rrugë, si dhe rritjen e lidhjes së këtij rajoni. Për më tepër, koha e udhëtimit ndërmjet Prishtinës dhe Shkupit do të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme.

Në Mars, Maccaferri Balkans firmosi kontratën me Bechtel-Enka për të siguruar një zgjidhje totale duke përfshirë dizenjimin, furnizimin dhe ndërtimin e gjashtë strukturave mbajtëse.

Sistemi ynë i ri Terramesh® është një sistem modular që përdoret për të formuar mure përforcues të dherave me fasadë shkëmbore. Kjo siguroi të ishte zgjidhja ideale për këtë projekt në varësi të lartësive të mureve dhe gjeologjisë së terrenit. Për më tepër, ky projekt përforcon më tej partneritetin tonë teknologjik me Bechtel, i cili filloi me sukses me projektin e tyre të mëparshëm në Shqipëri.

Për të përmbushur parametrat gjeoteknikë të kërkuar nga muri 015, Terramesh® është duke u përdorur në lidhje me geogridet primare të performancës së lartë, ParaLink® 300 në 11 rreshtat e para dhe ParaGrid® 150 në pjesën e sipërme të murit.

Në përfundim, muri do të jetë 138m i gjatë dhe 21m i lartë dhe d të përdoren 950 copë Terramesh® 3x2x1m, 30 copë Terramesh® 3x2x0.5m, mbi 10,000 m² ParaLink 300 dhe mbi 8,500m² ParaGrid 150.

Për më shumë informacione, ju lutemi të na kontaktoni.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This