Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Sistemi per mbrojtjen nga rënia e gureve ne Moglice, Shqipëri

Maccaferri_placholder

Një rast i spikatur i mbrojtjes shpatit i konceptuar me MacroSystems® dhe i zbatuar me Steelgrid HR dhe Steelgrid MO.

Nje seri e shkëputjeve te vogla, duke përfshirë humbje të qëndrushmërisë së shpatit nga rrëshqitja dhe shkëputje të vecanta të blloqeve të gurëve në rrugët ndihmëse, paraqitën një rrezik shumë të lartë sidomos për stafin teknik gjatë punimeve në projektin madhor të Devoll Hydropower në Moglicë, Shqipëri .

Maccaferri Balkans përdori njohuritë e saj me produktet dhe zgjidhjet më të mira për të siguruar kantierin e ndërtimit dhe rrugët e tij ndihmëse.
Zgjidhja më e përshtatshme për këtë problem ishte përdorimi i një sistemi rrjetë perde e siguruar, dmth rrjetë e fiksuar me ankora në majë dhe në bazë të skarpatës.

Projekti u realizua falë bashkëpunimit të suksesshëm të Maccaferri Balkans me kompaninë projektuese Devoll Hypropower Sh.A. dhe kompaninë kontraktuese Trema Engineering shpk.
Maccaferri Balkans punoi ngushtë me kontraktorin në mënyrë që të percaktoje produktin më të përshtatshëm për stabilizimin e shpatit. Steelgrid HR 50, Steelgrid HR 100, Steelgrid MO 300 u zgjodhën si materialet më të përshtatshme të familjes Steelgrid, një rrjetë me një rezistencë dhe shtangësi të lartë (zgjatje të vogël) e përshtatshme për aplikime të rangut të gjërë duke filluar nga rrjetat me rezistencë të lartë për mbrotjen e shpateve nga rënia e gurëve e deri tek ato të fiksuara me ankora për stabilizimin e skarpatës. Në ketë rast aplikimi ishte me rrjetë të fiksuar me ankorime në majë dhe në bazë të skarpatës (secured drapery mesh).

Rrjeta u instalua me ankora me gjatësi 3m, 6m dhe 9m.

Lehtësitë dhe të mirat e Steelgrid HR dhe Steelgrid MO përfshijnë:
– asnjë kerkesë për mbivendosje të rrjetave mbi njëra-tjetrën.
– nuk ka nevojë për “tendim” të rrjetës.

Keto avantazhe e bëjnë  Steelgrid HR dhe Steelgrid MO të shpejtë dhe të thjeshtë për tu instaluar,  si dhe alternativën me kosto më të ulët për këtë lloj aplikimi.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This