Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Sistemi i Ndihmes

customer-care01

Çdo Kontakt ka Vlerë

Partneritetet e mëdhaja lindin shpesh nga ndodhi të vogla. Kjo është arsyeja pse ne i japim rëndësi të madhe çdo kontakti të vetëm. Ne punojmë të kënaqim çdo kërkesë dhe mundohemi për të siguruar përgjigjet më të mira të çdo kërkese që ne marrim. Në qendër të vlerave tona qëndron besimi i fortë për të dëgjuar me kujdes çdo person që ndërvepron me ne.

Përtej Përmbylljes së një Marrëveshjeje

Vizioni ynë për marrëdhëniet me klientët përfshin më shumë se ajo që mund të ndodhë normalisht mes shitësve dhe konsumatorëve. Qysh prej fillimit të historisë sonë 130 vjeçare, ne gjithmonë kemi punuar për të vlerësuar nevoja komplekse dhe të zgjidhim probleme. Ne i nuk konsiderojmë klientët tanë thjesht konsumatorë. Ne krijojmë me ta një partneritet të besueshëm me qëllim ndarjen e përfitimeve afatgjata për të dyja palët.

Për të siguruar me të vërtetë një mbështetje teknike sistematike, skuadrat tona komerciale përfshijnë inxhinierë dhe teknikë të kualifikuar: kjo na lejon ne të shkurtojmë hapësirën midis një kërkese dhe përgjigjes së saj dhe gjithashtu të sigurojmë mbështetje teknike direkt në terren.

Mbajtja e Kontaktit gjatë Kohëzgjatjes

Ne punojmë krahas klientëve tanë nga fillimi i projektit deri në zbatim. Ne mund të mbulojmë gjithë këto faza duke themeluar një marrëdhënie afatgjatë me ta bazuar në këshillim dhe partneritet. Pjesa kryesore e kësaj marrëdhënieje është mbështetja jonë e vazhdueshme: ne sigurojmë një mbështetje të plotë me klientët tanë, që shkon përtej një marrëveshjeje të afërt. Asistimi ynë i vazhdueshëm fillon që në fillesat e rënies në kontakt me klientin dhe përfshin takime direkte, telefonata të shpeshta dhe email-e mbështetës – nën një orar të programuar e zhvilluar për të mbajtur kontakt përgjatë hapave të ndryshëm të projektit.

Sa më i lartë të jëtë niveli teknik i projektit, aq më e madhe është kërkesa për mbështetje. Ashtu si edhe kërkesa për koordinim do të jetë – një tjetër veçanti që bën sistemin tonë të mbështetjes së vazhdueshme të menaxhojë projektet kompleksë dhe afatgjatë.

Website-Support-System-al

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This