Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Maccaferri siguron zonën shpuese të naftës dhe gazit në Molisht

Retaining Walls - AL 2

Maccaferri instaloi zgjidhjet e tij me mure mbajtëse në kantjerin e shpimit në Molisht, për të siguruar një  zonë mjaft e rëndësishme energjitike në Shqipëri.

Molishti është një zonë në Berat, në Shqipëri, i pasur me pasuri nëntokësore dhe puse të rëndësishme dhe të shumta nafte dhe gazi.
Pusi Molishtit-1 në Shqipëri  ka një potencial prej 8,000-10,000 fuçi prodhimi të naftës në ditë, dhe absolutisht shumë e vlefshme edhe për kompaninë. Plani i zhvillimit të kompanisë ishte për një shpim 5.500 m në Molisht-1  në një periudhë 9-mujore.

Ndërtimi i zonës për mbajtjen e makinerive të rënda, i rrugës dhe i zonës së shpimit kishte një kohë të limituar për ndërtim. Duke marrë parasysh ngarkesat e mëdha shtesë të makinerive të rënda, zonën sizmike ku shtrihet Molishti, efektin e shpimit nga makineritë dhe kohën e limituar për ndërtim, zgjidhja me tokë të përforcuar, sugjeruar kompanisë së ndërtimit AlbStar nga Maccaferri Balkans, ishte e duhura. Shpatet e buta u përforcuan me GreenTerramesh të cilat në bashkëveprim me gjeogridin Paralink 300,  lejuan qëndrimin e skarpatës në mënyrë të pjerrët, në të cilën mbështeten ngarkesa të konsiderueshme dhe dëmtimet në të janë shumë herë më të vogla (pothujase të padukshme) se sa në tokat e papërforcuara.

Shpatet e tokave të përforcuara ishin të larta rreth 13m me një gjatësi në të dy faqet e fasadave rreth 174m. U përdorën materiale në total 1,500 m2 fasadë GreenTerramesh & 6,000m2 Paralink 300. Ndërtimi i puseve përfundoi brenda 2 muajve në fund të vitit 2013. Meqënëse GreenTerramesh-i i Maccaferrit është projektuar për ri-bimësim, struktura e tokës së përforcuar tashmë është maskuar më së miri në malet e Molishtit.

Për më shumë informacion ju lutem të na kontaktoni!

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This