36 Mose riMOD

Nga Gabionët tek Gjeosintetikët: Historikisht, këto zgjidhje përfshinin gabionët dhe Reno mattresses, por qysh me zhvillimin e gjeosintetikëve inxhinierikë ne e kemi zgjeruar gamën tonë të zgjidhjeve. Ne tani mund të zgjedhim nga një gamë e gjerë ndërhyrjesh për të optimizuar zgjidhjet për klientët tanë.

Ekspertiza jonë për  zgjidhjen e problemeve. Për më shume se një shekull, ne kemi zhvilluar ekspertizë në zgjidhjen e problemeve inxhinierikë për punimet hidraulike dhe mbrojtjen e brigjeve. Këto probleme karakterizohen nga pasojat e vërshimit të ujit në tokë dhe strukturat në të; zgjidhjet tona minimizojnë ose i ndalojnë këto pasoja.

Fuqi nga produktet dhe njohuria. Njohuria dhe aftësia për të ofruar zgjidhje përfshirë edhe kombinime të produkteve, u jep inxhinierëve një pozicion të fortë nga i cili ofrojnë konsultim në shkallë ndërkombëtare, kompanive kryesore të ndërtimit dhe këshilla të posaçame për kërkimin e zgjidhjeve të reja.

Zgjidhje të bëra me porosi. Sipas kërkesës, ne kemi aftësinë dhe teknologjinë e prodhimit për të krijuar zgjidhje me porosi për projektet, si rasti i përfshirjes sonë në projektin MOSE për të mbrojtur Venecien nga stuhitë e mëdha.

Alternativat Green. Ne gjithashtu kemi eksperiencë në bioinxhinierinë e dherave dhe përdorimi i materialeve natyralë dhe bimëve në kombinim me materialë tradicionalë për të siguruar ‘greener’ mbrojtje të erozionit për rrjedhat në brigje, punimet në lumenj ose struktura kontrolli si rezervuarët.

Produkte të ndryshme për probleme të ndryshme. Gama e produkteve tona përdoret në shumë zgjidhje:

  • Zbutja e prurjeve të Lumenjve. Trajtimi i rrjedhave dhe lumenjve: Strukturat tërthore (telat dhe strukturat e uljes), mbrojtja e brigjeve të lumenjve dhe strukturat hidraulike (argjinaturat) reduktojnë erozionin e shkaktuar nga rrjedha e lumenjve. Këto zgjidhje përdoren zakonisht për të ndihmuar në sigurimin e sitemeve të furnizimt me ujë ose kanalëve ujitëse për agrikulturën. Lumenjtë zakonisht trajtohen nëpër qytete nga kanalet e veshur me Reno Mattress, për kufizimin e erozionit dhe humbjeve.
  • Kufizimi i efekteve të erozionit. Mbrojtja ndaj gërryerjes: Zgjidhjet tona përdoren përreth këmbëve të urës, në rezervuare, në kanalet e shkarkimit nga digat dhe në miniera për të minimizuar efektet e erozionit duke e zhvendosur ujin.
  • Ujëmbledhësit e krijuar nga dora e njeriut. Reservuarët, lagunat e grumbullimit dhe pellgjet: Zgjidhjet tona përdoren për të krijuar dhe veshur punimet për kontrollin e rezervuarve, pelgjeve ujore jo të rrjedhshëm të minierave, kanalet, pellgjet e kullimit, dhe lagunat e grumbullimit ashtu si edhe për pistat e golfit dhe agrikulturën.
  • Mbrojtje për vijëm bregdetare dhe riparime. Punime për vijën bregdetare: Ne ofrojmë zgjidhje që mbrojnë bregdetin ose strukturat në të, ashtu si edhe zgjidhje të tjera për riparimin ose ristabilizimin e dëmeve në vijën bregdetare si përshembull valëthyes për mbrojtje ose rindërtimi i dunave dhe rehabilitimin e shkëmbinjve nënujorë për punime riparimi.
  • Mbrojtje të tubacionit dhe kabllove. Mbrojtje të Tubacioneve: Sarmac® dhe ACBMs për shumë vite janë përdorur për mbrojtjen e tubacioneve dhe kabllove nënujorë.. Sarmac® qëndrojnë fleksibël në kushtet e ujërave të ftohta dhe falë strukturës së tij që deformohet lehtësisht e bën atë ideal për përdorim në kryqëzimet e tubave dhe lidhjeve. .

Aplikimet

AL

need more information maccaferri