SR-Paramesh-soil-reinforcement-tip-walls-for-mines_

Mbështetje inxhinierike dhe material është gjithmonë pranë.  Pronarët e minierave dhe operatorët e tyre kërkojnë zgjidhje cilësore gjeoteknike, gjeologjike dhe hidraulike të prodhuara në kohë dhe të instaluara shpejt për të minimizuar problemet në prodhimet e  minierave. Ne jemi të pranishëm në 100 vende, kështu që kopmanitë të përfshira në punimet minierare nuk janë kurrë larg zyrave të Maccaferrit dhe mbështetjes inxhinierike në dispoziocion. Me më shumë se 30 fabrika rreth botës, pak kompani të tjera mund të jenë në dispozicon për të ofruar material si ne.

Një zgjidhje për çdo sfidë. Produktet dhe zgjidhjet tona mund të ndihmojnë pronarët e minierave në çdo lloj problemi të çdo faze të ciklit jetësortë minierave.
Nga aksesi dhe trajtimi me material për infrastrukturë, mbrojtjes nga shkarja e shkëmbinjve, koncentrimit të prodhimit dhe grumbullimit të toksinavenë ujë, tharjes dhe rregullim të terrenit, ne jemi këtu për t’ju dhënë ju zgjidhjen tuaj – na kontaktoni!

Shkalla e ndryshinit nuk është një pengesë.  Edhe pse ka ndryshime mes industrisësë ndërtimit dhe minierave, ka shumë ngjashmëri përsa i përket teknologjisë që ne zbatojmë për të zgjidhur problemet e klientëve tanë, megjithëse forcat janë më të mëdha për një shkallë më të madhe. Strukturat e përforcuara të dherave me tip crusher walls  mund të mbajnë ngarkesa të makinerive më shumë se 300 tonë. Lagunat e grumbullimit mun dtë përmbajnë më shumë kimikate toksikë se sa ujë shiu dhe gjeokompozitat e drenazhimit horizontal mbështesin heap-leach pads se sa rrugët.

Ju bëjmë më të siguruar dhe më të aftë. Krahas këtyre zgjidhjeve për infrastrukturën, ne ofrojmë gjithashtu teknologji që ndihmojnë minierat për tu bërë më efikase dhe më të siguruara: gjeogridet tona i bëjnë rrugët për transportin e ngarkesave të gjurmohen më pak, përmirësojnë efikasitetin e kamionëve të mbetjeve dhe reduktojnë shkallën e mirëmbajtjes. Sistemet tona për mbrojtjen ndaj shkarjes së shkëmbinjve parandalojnë shkëmbinjtë të bien nga skarpatat e prera mbi makineritë dhe infrastrukturën përreth.   

Ndihmojmë natyrën të ringjallet. Përvoja jonë në strukturat hidraulike të kontrollit dhe në mbrojtjen ndaj erozionit dhe vegjetacionit kanë qënë gjithashtu të dobishëm në rehabilitimin e mjedisit në fund të ciklit jetësor të një miniere, duke thjeshtuar ringjalljen e terrenit natyror.

Zgjidhje të vlefshme dhe pro mjedisit. Ne përpiqemi t’ju ofrojmë klientëve zgjidhjet më të mira, të vlefshme dhe pro mjedisit: duke përzgjedhur nga një gamë e gjerë produktesh për të maksimizuar mundësinë e ripërdorimt të materialeve të terrenit dhe të ulin nivelin e emetimit të karbonit të zgjidhjeve tona. Në disa vende,ne jemi në gjendje të ofrojmë shërbime instalimi për produkte si  një paketë e tërë.

Sfidat që ne kemi kaluar. Pavarësisht problemeve që përballin klientët tanë të minierave, aftësia jonë inxhinierike dhe përvoja jonë ndihmon klientët të kalojnë këto probleme teknike që shpesh janë të mëdha.

Sukseset tona tëfundit përfshijnë:

  • Strukturat e përforcimit të dherave MacRES me një panel betoni përdorur në tip muri në Afrikë
  • Strukturat hibride për përforcimin e mureve mbështetës të dherave Paralink® /Terramesh® që mbështesin një zonë në kthesë për makineritë në Australinë Perëndimore
  • Argjinaturat për mbrojtjen ndaj shkarjes së shkëmbinjve me një kapacitet përthithës prej 10,000 kJpër të mbrojtur një një transportues në Peru
  • Rrjetat perde për rrezikun e e shkarjes së shkëmbinjve të përdorura për mbrojtje në një minierë në Kanada
  • Leachate lagoons të veshuar me MacLine® në Filipine
  • Gjeogridet e rezistencës së lartë Paralink® pët të mbështetur një zonë grumbullimi në Kanada
  • Gjeogridet Pararib® pa rrezatim dhe jo të djegshëm që kufizojnë mbetjet në minierat e qymyrgurit.

Aplikimet

AL

need more information maccaferri