Treatment-Process

Trajtimi nga fillimi deri në fund. Procesi i trajtimit konsiston në veprimet e ndërmarra pas nxjerrjes së mineraleve dhe vazhdon derisa një mineral i koncentruar prodhohet. Faza të shumta mund të përfshijnë fragmentimin, grimcëzimin, thyerjen, klasifikimin dhe fortësimin.

 

Përvoja dhe zgjidhjet ndihmojnë për të mbajtur ngarkesa të mëdha. Ne kemi një përvojë të gjerë në ndërtimin e depozitimeve minerare dhe muret e mbërthyer(crusher walls), ashtu si edhe strukturat për të mbajtur sisitemet transportuese, sistemet tona e përforcimit të dherave, si MacRES® dhe Terramesh® kombinohen me gjeogridet me rezistencë shumë të lartë për të formuar struktura vertikale të afta për të mbajtur ngarkesat shumë të mëdha të kamioneve të ngarkesave.

 

Kursimi në të njëjtën kohë i parave dhe i kohës. Përfitimi i këtyre mureve është se ata mund të ndërtohen shumë shpejt dhe se gjithashtu ripërdorin materialin e fituar në terren si mbushje stukturore për muret e përforcuar me gjeogidë; kursejnë në koston e minierës, kursejnë kohë si dhe zvogëlojnë ndikimin në prodhim.

 

Mbrojtja e mjedisit gjatë procesit të koncentrimit. Për fazën e koncentrimit, sistemet e papërshrueshme nga uji dhe strukturat lagunë nevojiten për të mbajtur koncetratin, duke shmangur depërtimin në këtë mënyrë në tokë dhe kontaminimin e mundshën të akuifereve. Përforcimi i dherave që ne bëjmë përdoret zakonisht me strukturat e kontrollit dhe gjeomembranat MacLine® dhe gjeokompozitat e drenazhimit MacDrain®   për të ndaluar toksinat që të largohen prej pikave të grumbullimit.

AL

need more information maccaferri