Building-Industry-Sport

Ne ofrojmë zgjidhje në tregjet e ndërtimit, industrisë dhe sportit përmes kompanive të përzgjedhura të Maccaferrit në gjithë botën. Si në çdo vend, si një biznes i dedikuar, Maccaferri B.I.S mbështet këtë treg edhe në Itali përmes kompanisë sonë, Italdreni.

Ndërtim: ne ju paraqesim një partner të mirë në botën komplekse të ndërtimeve civile dhe industriale. Falë një game të gjerë, produktet tona janë përgjigje për kërkesa të ndryshme teknike të këtij sektori: nga drenazhimi dhe mbrotja nga uji, hidroizolimin e strukturave dhe veshje, nga kursimi i energjise në rehatinë e strehimit, nga kontrolli i lagështisë, në çështjet që lidhen me shtrimet e jashtme me zgjidhje të zgjuara e inovative.

Sport: ne jemi prodhuesit e parë në botë që kemi prezantuar konceptin e drenazhimit horizontal në realizimin e fushave sintetike të barit. Falë teknologjisë për zhvillimin e gamës së kompozitave Terradrain të drenazhimit, ne u ofrojmë konsumatorëve tanë produkte specifikë për të gjitha nevojat, si për fushat e standardizuara edhe për ato të vogla. Gama është e kompletuar edhe me produkte që mund të përdoren gjithashtu në drenazhimin vertikal klasik me zall, si gjeotekstilet dhe tubat.

Industri: Sektori ynë i Industrisë është i gatshëm tu ofrojë konsumatorëve një pjesëmarrje cilësore dhe të vazhdueshme në kërkim dhe zhvillim, testim dhe prodhim inovativ i mekanizmave hi-tech. Projektimi inxhinierik bazohet në integrimin e burimeve të brendshme teknike (ISO 9001:2008 Certification) të kualifikuar nga organizatat e jashtme teknike. Gama e materialeve ofruar nga aplikimet industriale është shumë e gjerë, në përputhje  me kërkesat specifike të konsumatorit:  strukturat lidhëse tri dimensionale, me një trashësi nga 1 mm në 50 mm,  rul me gjerësi nga 5 në 4.350 mm dhe me gjatësi sipas këkrkesës. Lënda e parë e testuar dhe e vënë në dispozicion në treg përfshin polypropylene, polyethylene dhe polyamide.

Aplikimet

AL

need more information maccaferri