Open-Pit-Mines-i

Zgjidhjet tona të efektshme për minierat në skarpata të pjerrëta. Nje minierë në një gropë të hapur ose miniera me puse të hapura përdoren për të nxjerrë depozitime të çmuara shumë afër sipërfaqes së tokës. Ndarja, ngarkimi, trajtimi i materialeve dhe kontrolli i prodhimit kërkojnë pajisje të rënda. Për të rritur vëllimet e nxjerrjes dhe zvogëluar hapësirën e infrastruktuës, skarpatat në këto miniera mund të bëhen të pjerrëta. Materiali shkëmbor mund të hiqet nga këto skarpata duke ndikuar në sigurinë e minierave dhe funksionimit të saj. Zgjidhjet tona u përgjigjen më së miri këtyre problemeve falë një game të gjerë të rrjetave prej çeliku të performancës së lartë (Steelgrid® HR, HEA Panels dhe Panels me rrjetë) si dhe gardheve pritës të shkarjes së shkëmbinjve me një rezistencë ndaj impaktit prej 8500 kJ. Argjinaturat për mbrojtjen ndaj shkarjes së shkëmbinjve për më shumë mbrojtje ndaj impaktit, deri në 20,000 kJ, janë gjithashtu në dispozicion. Këto të fundit kërkojnë më pak mirëmbajtje se sa rrethimet tradicionalë pritëse dhe mund të frenojnë shkarje të shumta të shkëmbinjve pa patur nevojë për tu riparuar.

AL

need more information maccaferri