Environmental-Protection2

Ky sektor i rëndësishëm përfshin industri të shumta ku është e nevojshme mbrojtja e mjedisit nga ndotja. Përdorimet tipike të zgjidhjeve tona përfshijnë: landfillet, agrikulturën, zonat ekullimit të ujit të shiut, pellgjeve ujëmbledhëse, dhe lagunave me ujërat e ndotur të minierave.

Besimi i klientit. Klientët tanë duan sigurinë që sistemet janë të cilësisë së lartë dhe të fortë: ata besojnë në zgjidhjet tona për parandalimin e ndotjes ndaj mjedisit në landfille ose grumbullmin e ndotësve në punimet minerare.

Arritje të qëllimeve të veçanata të klientit. Nga gama jonë e gjerë ne kombinojmë produktet tona në sisteme, që optimizohen për të arritur kërkesat e klientit. Për më tepër, me një aftësi të madhe e fleksible për prodhim ne mund rregullojmë produktet tona për t’ju përshtatur projekteve specifikë.

Ju mbrojmë ju nga ndotja.  Ne kemi një përvojë të madhe në zhvillimin e projekteve të integruar për kontrollin ose mbrojtjen e zonave ose objekteve të ndotur. Aftësia jonë mbështetet në përvojën tonë në sistemet e hidroizolimit dhe drenazhimit dhe njohurisë së gjerë në zgjidhje të qëndrueshme gjeoteknike.

Madhësia e përvojës sonë. Përvoja e fituar nga projektet e panumërta ka çuar në inovacione të shumta si gjeogridet e veçanta të përforcuara me material mbetje.

Kontrolli, kullimi dhe kursimi me inovacionet ‘Mac’. Veshja jonë e padepërtueshme  MacLine® kontrollon, mbulon dhe mbron nga ndotja prej mbetjeve; Gjeokompozitat e drenazhimit MacDrain®  kullojnë rrjedhësit dhe dallojnë rrjedhje të gazit ose lëngjeve të landfillit dhe Macmat® që kufizojnë erozionin prej pjerrësisë në këto instalime.

Përforcimi i landfilleve, minierave dhe industrisë së agrikulturës.  Kur hapësira ka kualitet, përdorimi i gjeogrideve MacGrid® për përforcim lejon pjerrësimin e skarpateve të landfillit, maksimizon dhe hapësirën për grumbullimin e mbetjeve. Këto zgjidhje nuk përdoren vetëm në landfille , por edhe në aplikime për miniera si heap leach pads, leachate lagoons. Pellgjet e kullimit anash rrugëve ose ose perzierjet e industrisë së agrikulturës janë fusha ku sistemet tona përdoren gjithashtu.

Heqje të sigurta të mbetjeve dhe me pak kosto. Përfundimisht,me përdorimin e tharjes, llumrat industrialë, të ndotur apo ato të gërryerjes mund të pompohen me MacTubes®. Muret e tubave filtrojnë plehun nga fluidi, dhe e kullojnë atë më vonë. Sapo plehu thahet mund të kontrollohet pa rrezik dhe me më pak kosto se sa plehu i lëngshëm.  

Përputhshmëri me Ligjet. Nën markën CE, këto produkte dhe zgjidhjet tona përnbushin kërkesat ligjore.

Aplikimet

AL

need more information maccaferri