
Sfidat në Zonat Urbane. Zonat urbane janë një dimension tjetër i problemeve inxhinierike që përballojnë klientët tanë. Falë pranisë të infrastrukturës aktuale dhe njerëzve, mundësitë për zhvillim janë më të reduktuara dhe më të shtrenjta.
Probleme tipike përfshijnë:
- korridore të ngushtë për rrugët dhe punimet hekurudhore që kërkojnë mure mbajtës;
- skarpata të pjerrëta në vendbanime që kërkojnë përforcim të dherave për të krijuar terrace për maksimizimin e zonave të zhvillimit;
- prania e ujërave nëntokësorë pranë strukturave të reja mund të kërkojnë drenazhim;
- zhvillime komerciale në dherat e butë në zonat që kërkojnë përforcim bazal;
- punime tunelesh për metrotë ose infrastrukturave të tjera nëntokësore.
Estetikë dhe perfomancë e gjerë. Estetika është e rëndësishme ashtu si edhe efektshmëria e ndërhyrjes së një barriere pamore, akustike ose sigurie. Seleksionimi i zgjidhjes që minimizon problemet te banorët, përfshirë edhe tregtarë mund të jetë gjithashtu një faktor.
Gama jonë e gjerë e zgjidhjeve është bërë posaçërisht për të zhvilluar gjithë këto kërkesa.