Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Rregullorja për kukit

Officine Maccaferri ka marrë përsipër t’ju japë informacione të plota dhe transparente rreth përdorimit të kukive.

Çfarë janë kukit

Kukit janë skeda të vogla teksti (shkronja dhe/ose numra) të cilat vendosen në kompjuterin tuaj (ose pajisje të tjera që përdoren për të hyrë në internet) sa herë që vizitoni një faqe interneti.

Ne i përdorim kukit për arsye të ndryshme, përfshirë për të përmirësuar vizitën tuaj në faqen tonë të internetit, p.sh. për t’ju mbajtur të loguar ndërsa navigoni midis faqeve, për të ruajtur ID-në e përdoruesit dhe fjalëkalimin në mënyrë të sigurt, për të ruajtur preferencat, për të dalluar cilat pjesë të një faqeje interneti keni vizituar.

Kukit që vendosim në kompjuterin tuaj nuk mund të përdoren për të nxjerrë të dhëna të tjera nga hard disku juaj, për të kaluar viruse në kompjuterin tuaj apo për të marrë adresën tuaj të email-it. Disa nga funksionet që kryejnë kukit mund të arrihen gjithashtu duke përdorur teknologji të tjera. Në këtë rregullore për kukit, ne e përdorim termin ‘kuki’ për të nënkuptuar kukit dhe të gjitha mekanizmat e ngjashme.

Llojet e ndryshme të kukive

Faqet e internetit përdorin lloje të ndryshme kukish të cilat mund të ndahen në kategoritë e mëposhtme. Disa nga kukit të treguara këtu kanë vetëm funksione teknike (të ashtuquajtura kuki Teknike), ndërsa kuki të tjera përdoren për të profilizuar përdoruesit e faqeve të internetit. Faqet e internetit Officine Maccaferri përdorin vetëm kuki Teknike, nuk përdoren kuki Profilizimi.

  1. Kukit themelore

Këto kuki janë jetësore për performancën bazë të faqes të internetit Officine Maccaferri; ato bëjnë të mundur autentifikimin kritik, verifikimin, menaxhimin e seancës dhe parandalimin e mashtrimit. Kohëzgjatja e këtyre kukive është e kufizuar rreptësisht vetëm në seancën e punës. Pasi e mbyllni shfletuesin ato do të fshihen. Çaktivizimi i kukive do të vinte në kompromis mundësinë për t’i përdorur shërbimet që mund të përdorni pasi të jeni loguar në llogarinë tuaj, ndërsa do të ishte akoma e mundur të navigonit në pjesën tjetër të faqes të internetit.

  1. Kukit analitike/të performancës

Këto kuki gjurmojnë cilat faqe vizitoni shpesh dhe mënyrën si e përdorni faqen e internetit dhe linket e tij. Ato ndjekin gjithashtu Officine Maccaferri për të dalluar dhe rregulluar menjëherë çdo problem që mund të ndikojë në udhëtimin tuaj në faqen tonë të internetit. Informacionet që grumbullojnë këto kuki përmblidhen para se të përdoren për të na lejuar të bëjmë përmirësime në eksperiencën tuaj të shfletimit. Këto kuki nuk përdoren për të grumbulluar informacionet tuaja personale për qëllime reklamimi. Çaktivizimi i këtyre kukive nuk do të vinte në kompromis mundësinë për të përdorur faqen tonë të internetit.

  1. Kukit e profilizimit

Faqet e internetit Officine Maccaferri nuk përdorim kuki profilizimi. Këto janë kuki të përhershme dhe kanë synimin të krijojnë profile përdoruesi. Ato përdoren për të dërguar mesazhe reklamash sipas preferencave të treguara nga përdoruesi gjatë navigimit.

Kukit e palëve të treta

Kur navigoni në një faqe interneti, mund të merrni kuki nga ajo faqe interneti por gjithashtu nga faqe interneti që menaxhohen nga organizata të tjera (kukit e palëve të treta). Ky është rasti, për shembull, me plugin-ët socialë për Facebook, Twitter, Google+ dhe LinkedIn. Ato janë pjesë të një faqe interneti të gjeneruar direkt nga ato faqe interneti dhe të futura në faqen e internetit të vizituar. Zakonisht, plugin-ët socialë përdoren për të ndarë materiale në rrjetet shoqërore.

Prania e këtyre plugin-ëve në faqen e internetit përfshin transmetimin e kukive nga dhe në të gjitha faqet e internetit të menaxhuara nga palët e treta. Ju lutem të jeni në dijeni se të gjitha informacionet e grumbulluara nga palët e treta përpunohen sipas rregullores të tyre të privatësisë. Ju rekomandojmë që të lexoni rregulloren për privatësinë dhe për kukit në ato faqe interneti. Mund të gjeni rregulloret e privatësisë dhe informacionet për kukit të faqeve të internetit të palëve të treta në adresat e mëposhtme:

Rregullorja e Facebook për kukit: https://www.facebook.com/help/cookies/

Rregullorja e Facebook për privatësinë: logohuni në llogarinë tuaj dhe zgjidhni “Privatësia”

Rregullorja e Twitter për kukit: https://support.twitter.com/articles/20170519

Rregullorja e Twitter për privatësinë: https://twitter.com/privacy?lang=en

Rregullorja e LinkedIn për kukit: https://www.linkedin.com/legal/cookie-policy

Rregullorja e LinkedIn për privatësinë: http://it.linkedin.com/legal/privacy-policy?trk=hb_ft_priv

Rregullorja e Google+ për kukit: http://www.google.it/intl/it/policies/technologies/cookies/

Rregullorja e Google+ për privatësinë: http://www.google.it/intl/en/policies/privacy/

Kukit analitike


Faqet e internetit Officine Maccaferri përfshijnë disa komponentë të transmetuar nga Google Analytics, një shërbim i analizës të trafikut i ofruar nga Google, Inc. (“Google”).

Google Analytics janë kuki të palëve të treta të grumbulluara dhe përpunuara në mënyrë anonime për të monitoruar dhe përmirësuar eksperiencën tuaj të shfletimit (kukit e performancës).

Kukit analitike përdoren për të grumbulluar informacione mbi përdorimin e faqeve të internetit Officine Maccaferri nga përdoruesit dhe për të analizuar preferencat e tyre në mënyrë anonime (adresa IP e përdoruesit është mes informacioneve të grumbulluara). Këto informacione grumbullohen dhe përpunohen nga Google Analytics për të dhënë raporte për operatorët e Officine Maccaferri mbi aktivitetet e kryera në faqet tona të internetit.

Faqet e internetit Officine Maccaferri nuk përdorin Google Analytics për të monitoruar ose grumbulluar informacione personale apo informacione që mund të çojnë në identifikim. Faqet tona të internetit nuk lejojnë as palët e treta të kryejnë këto funksione. Google nuk e lidh adresën IP me asnjë nga të dhënat e marra nga Google dhe nuk mundohet ta lidhë adresën IP me asnjë nga identitetet e përdoruesve të faqeve të internetit. Google mund t’ia komunikojë këto informacione palëve të treta nëse kjo kërkohet me ligj ose nëse palët e treta i përpunojnë këto informacione në interes të Google.

Për informacione të tjera mbi kukit e Google Analytics, ju lutem vizitoni faqen e Google https://www.google.it/intl/en/policies/privacy/partners/.

Nëse nuk doni që të dhënat tuaja të grumbullohen me Google Analytics, mund të refuzoni duke instaluar shtesën e refuzimit të Google Analytics për shfletuesin në adresën e mëposhtme https://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=en.

Menaxhimi i preferencave tuaja për kukit

Disa njerëz preferojnë të mos i lejojnë kukit, e cila është arsyeja pse shumica e shfletuesve ju japin mundësinë të menaxhoni kukit sipas dëshirës.

Në disa shfletuesi ju mund të vendosni rregulla për të menaxhuar kukit sipas siteve, duke ju dhënë më shumë kontroll të detajuar mbi privatësinë tuaj. Çfarë do të thotë kjo është se ju mund t’i çaktivizoni kukit nga të gjitha sitet përveçse nga ato të cilave u besoni duke rregulluar konfigurimet e shfletuesit.

Për shembull, në Firefox mund të menaxhoni preferencat për kukit përmes panelit të kontrollit duke klikuar në Tools-Options-Privacy. Mund të menaxhoni preferencat për kukit në disa prej shfletuesve më të përdorur në adresat e mëposhtme:

Chrome: https://support.google.com/chrome/answer/95647?hl=en

Firefox: https://support.mozilla.org/en-US/kb/cookies-information-websites-store-on-your-computer

Internet Explorer: http://windows.microsoft.com/en-us/windows7/how-to-manage-cookies-in-internet-explorer-9

Opera: http://www.opera.com/help/tutorials/security/privacy/

Safari: https://support.apple.com/kb/PH17191?viewlocale=en_US&locale=it_IT

Ose ndryshe, mund të doni të vizitoni www.aboutcookies.org, e cila përmban informacione gjithëpërfshirëse se si ta bëni këtë në një gamë të gjerë shfletuesish desktopi.

Ju lutem të jeni në dijeni se çaktivizimi komplet i kukive teknike mund të vërë në kompromis funksionalitetet e faqeve të internetit Officine Maccaferri për përdoruesit e regjistruar.

Çaktivizimi komplet i kukive të palëve të treta nuk ndikon në navigimin në faqet tona.

Vazhdimësia e kukive

Kukit e seancave qëndrojnë aktive për sa kohë shfletuesi është i hapur dhe për sa kohë nuk dilni nga seanca.

Një lloj tjetër kukish, të njohura si kuki Vazhdimësie, janë gjithashtu në dispozicion gjatë seancave të ardhshme të navigimit pasi e mbyllni shfletuesin ose dilni nga seanca. Kohëzgjatja e tyre përcaktohet në kohën kur krijohen. Në disa raste ato kanë një datë skadimi, ndërsa në raste të tjera kohëzgjatja e tyre është e pakufizuar.

Faqet e internetit Officine Maccaferri nuk përdorni kuki vazhdimësie. Sidoqoftë, ndërsa navigoni në faqet e internetit Officine Maccaferri, jini në dijeni se mund të bashkëveproni me faqet e internetit të palëve të treta që mund të krijojnë ose modifikojnë kuki vazhdimësie ose kuki profilizimi.

Përditësimi i rregullores për kukit

Ne do të sigurohemi që kjo rregullore për kukit të mbahet e përditësuar. Ju lutem kontrolloni herë pas here versionin aktual në dispozicion për të verifikuar nëse është bërë ndonjë ndryshim.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This