Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Aplikimi Rockfall për rikonstruimi i rrugës M1, seksioni Katlanovë – Veles

Rockfall protection, section Katlanovo - Veles, Macedonia

Gjatë rikonstruimit të rrugës M1, në seksionin Katlanovë – Veles, ekipet e projektimit dolën në përfundimin që kjo rrugë rrezikohet shumë nga rënia e gurëve dhe rrëshqitja e dherave përgjatë një seskioni të konsiderueshëm të kësaj rruge.

Ergo Kom, distributori jonë në Maqedoni ka punuar ngushtë me kontraktorin GD Granit AD në Shkup dhe me ekipin e Maccaferri Balkans edhe për mbështetje me zgjidhje teknike. Ai ka besuar tek produktet Maccaferri-t  për aftësinë e tyre të njohur tashmë për të siguruar zgjidhjen më të mirë teknike dhe miqësore me ambjentin në shumicën e rasteve. Projekti në vijim ilustron më së miri këtë: “Ndërtimi i rrugës rajonale R2138 me R2134”.

U paraqitën disa variante zgjidhjesh për zgjidhjen e këtij problemi. Midis tyre, rrjeta prej çeliku u zgjodh të përdoret si sistem me rrjetë perde për të parandaluar rrënien e gurëve dhe rrjedhjeve të tjera të ngurta të bien në rrugë. Rrjeta përbëhet nga tel çeliku i veshur me Zink i përdredhur dyfish me karakteristika të larta mekanike (më të larta se ato të sugjeruara në EN10223-3). Për shkak të karakteristikave të rrjetës së përdredhur dyfish, rrjeta e telit të çelikut mund të përballojë forcat e rënies së gurëve pa u shkëputur tërësisht në rastin e shkëputjes së një fije teli. Teli i çelikut të përdorur në fabrikë për prodhimin e rrjetës është çelik i butë me përqëndrim të lartë zinku. Të gjitha testet për telet e çelikut kryhen përpara se të prodhohet rrjeta.

Rezistenca në tërheqje e telit të përdorur për prodhimin e rrjetave pëer mbrojtëset nga rënia e gurëve varion midis 380-550 N/mm2. Kjo veti është e nevojshme pasi ka të bëjë me rezistencën në tërheqje përfundimtare të rrjetës. Kjo është në përputhje me EN 10223-3.

Sasia e rrjetës së përdorur për mbrojtjen shpatit ishte 45.000m2. Rrjeta e përdredhur dy fish ishte zgjidhja më e mire për shkak të rezistencës së lartë në zgjatim. Gjithashtu, nëse rrjeta shkëputet pas një përdorimi të gjatë, përdredhja e dyfishtë parandalon shpërndarjen e defeketeve.

Klienti, “Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore”, ngeli i kënaqur nga zgjidhja jonë me rrjetë mbrojtëse nga rënia e gurëve me përmasa 3х50m, 8х10cm,d=3mm. Zgjidhja është konsideruar si miqësore me mjedisin, me kosto efiçente dhe e sigurtë.

Për më shumë informacion në lidhje me këtë projekt ju lutem të na kontaktoni.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This