Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Pyetjet E Bëra Më Shpesh

Cili është Misioni i Maccaferrit?
Misioni ynë është të bëhemi lider ndërkombëtar në sigurimin e zgjidhjeve të avancuara në tregun e konstruksioneve civile, gjeoteknike dhe mjedisore.

Çfarë e ka udhëhequr Ritjen e Maccaferrit për më shumë se 130 Vite?

Maccaferri është një burim i vazhdueshëm i inovacionit teknik nën moton “engineering a better solution” “Një Zgjidhje Më E Mirë Inxhinierike”. Ne nuk shesim thjesht produkte: nga shpikja e Gabionëve tek zhvillimi i aplikimeve më të avancuara në gjeosintetikë, përpjekjet tona udhëhiqen gjithmonë nga vendosmëria jonë për të qenë një referencë teknike e akredituar në industri.

Çfarë bën Maccaferri Sot?
Në dekadën e fundit ne e kemi bërë një dallim të madh në biznes. Sot ne nuk njihemi vetëm si krijuesit dhe liderat e padiskutueshëm të gabionëve mbarë botën, por edhe se ne kemi zgjeruar dhe rritur ekspertizën tonë në sektorë të ndryshëm – nga punimet për kontrollin e Lumenjve dhe Bregdetit tek Minierat, nga Stabilizimi i Dherave dhe Rrugët tek Mbrojtja nga Shkarja e Shkëmbinjve dhe Barrierave kundër Dëborës, nga Ushtria tek Emergjencat dhe Përmbytjet.

Cilat janë “Zgjidhjet tona më të Mira”?

Motoja e Maccaferrit është ‘Engineering a Better Solution’, ‘Një Zgjidhje Më E Mirë Inxhinierike’.; Ne jo vetëm furnizojmë me produkte, por ne punojmë në bashkëpunim me klientët tanë, ofrojmë ekspertizë teknike për të sjellë zgjidhje fleksible, efektive në kosto dhe pro-mjedisit. Ne synojmë të ndërtojmë me klientët marrëdhënie të frytshme për të dy palët nëpërmjet cilësisë së shërbimit dhe këshillimit.

Cilat janë Produktet tona më Kryesore?
Edhe pse Gabioni është simboli historik i Maccaferrit ,për 130 vite ne e kemi zgjeruar gamën tonë nëpërmjet kërkimit te vazhdueshem, inovacionit dhe zhvillimit. Sot, gama jonë e produkteve është shumë e gjerë dhe përfshin një grup të madh të aplikimeve. Ne jo vetëm sigurojmë produktet më inovative në sektorin e “Rrjetës së Përdredhur Dyfish” si Reno Mattress, Terramesh, sistemet për Rockfall Protection, por gjithashtu ne prodhojmë një gamë të gjerë të gjeosintetikëve si Paraweb, MacTube dhe Paralink. Në fakt, mbi 25% e biznesit tonë gjenerohet nga zgjidhjet tona gjeosintetike duke na bërë një prej liderave global në industri. Çfarëdo që ne prodhojmë, ne gjitmonë bëjmë të mundur të prodhojmë produktë pro-mjedisit.

Cilat janë zgjidhjet tona më të avancuara?

Qëllimi i punës së Maccaferrit përfshin shumë zbatime inxhinierike si Përforcimi i Dherave, Punime Hidraulike, Mbrojtje nga Shkarja e Shkëmbinjve, Struktura Mbajtëse dhe Kontroll Erozioni – të gjitha sipas specifikimeve të sektorëve të tregut që ato adresojnë. Të gjitha zgjidhjet tona janë planifikuar të kënaqin nevojat e klientëve tanë dhe respektim të mjedisit. Kudo ku është e mundur, zgjidhjet tona synojnë të jenë një me natyrën.

A janë produktet të testuara dhe certifikuara?
Produktet e Maccaferrit testohen në mënyrë të vazhdueshme. Në Tetor 2014 një qendër e re Global R&D u themelua në Bolzano, Itali. Kërkimi dhe zhvillimi i produktit janë në qendër të inovacionit dhe rritjes së Maccaferrit. Shumë prej produkteve tanë janë të certifikuar në tregjet e tyre lokale (p.sh. CE Marked) dhe të testuar nga organizata të njohura ndërkombëtare.

Si zhvillon Maccaferi zgjidhje të qëndrueshme?
Ne gjithmonë kemi projektuar zgjidhje pro-mjedisit sepse ne besojmë se inxhnieria e ndërtimit si rregull duhet të përmirësojë e të jetë një me natyrën.Procesi i prodhimit të produkteve tanë është strukturuar me qëndrueshmërinë në mendje: ne në mënyrë progresive po shtojmë qeliza fotovoltaike në çatitë e fabrikave tona, përdorim të materialeve të ricikluar sa herë që është e mundur dhe tregojmë kujdes të madh në limitimin e mbetjeve.

Nga ndryshon Maccaferri nga furnizuesit e tjerë të materialeve?

Njohuria inxhinierike dhe një proces biznesi i integruar janë ato që e dallojnë Maccaferrin nga konkurruesit e tij. Asnjë kompani tjetër nuk kërkon, dizenjon, prodhon, furnizon dhe instalon një gamë të gjerë zgjidhjesh si ato të ofruara nga Maccaferri. Ne sigurojmë zgjidhje gjithëpërfshirëse. Sigurimi i materialeve është hapi i fundit i një procesi që fillon me përcaktimin dhe kuptimin e problemit inxhinierik të klientit tonë dhe vazhdon më tej me ekspertizën tonë teknike për të zgjedhur zgjidhjet e duhura që u përgjigjen më së miri këtyre problemeve. Kjo krijon një lidhje të fortë me klientët tanë ashtu siç edhe niveli i lartë i biznesit që perseritet tregon.

Si mund të bie në kontakt me Maccaferrin?
Ju nuk jeni kurrë larg ndihmës të inxhinierëve të Maccaferrit – rrezja jonë globale e veprimit e bën të lehtë komunikimin me ne mbarëbotën. Në adresën tonë të internetit përmes World Map në seksionin e Kryefaqe-s dhe të Kontakti-it ju do të gjeni të gjitha degët tona dhe do ta keni më të lehtë që të bini në kontakt me degën tuaj më të afërt.

Çfarë ndihme mund të ofrojë Maccaferri?
Ne sigurojmë mbështetje të posaçme për klientët tanë, sido që të jetë një paketë “projektim, furnizim, instalim” ose këshilla praktike teknike në projektet e vegjël. Filozofia jonë është ti ndihmojmë klientët tanë në çdo hap, në të gjitha fazat e projektit të konstruksionit: nga projektimi dhe zhvillimi tek përzgjedhja e materialeve dhe përcaktimi i zgjidhjes, tek supervizimi dhe instalimi.

Cilët janë klientët e Maccaferrit?
Klientët tanë kryesorë janë kompanitë e ndërtimit, projektues, administrata shtetërore, ministritë e infrastrukturës dhe sipërmarrësit privatë dhe shtetërorë.

Si është organizuar Maccaferri mbarë botën?

Maccaferri është një kompani ndërkombëtare me një prani të madhe në pesë kontinentet. Ne kemi mbi 30 fabrika dhe 60 degë në më shumë se 100 vende dhe mbi 2,700 të punësuar. Kjo na lejon të jemi gjithmonë aty kur klienti ka nevojë për ne dhe të ndajmë me ta njohurinë dhe potencialin tonë në nivel lokal.

Si mund të kontaktoj me Marrëdhëniet me Ivestitorët?
Marrëdhëniet me Investitorët mund të kontaktohet lehtësisht në faqen e korporatës në zonën e Marrëdhënive me Investitorët ose përmes email-it në Investor.Relations@maccaferri.com .

Kur përfundon viti fiskal për Maccaferrin?

Më 31 Dhjetor.

 

 

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This