Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Punime madhore hidraulike në Kopshtin Zoologjik në Shkup

Hydraulic work - AL

Aplikimet e Maccaferr-it për mbrojtje hidraulike dhe ambjentale të përdorura në restaurimin e Kopshtit Zoologjik të Shkupit në Maqedoni.

Do të donim të ndajmë me Ju një zgjidhje origjinale të përdorur në projektin e kopshtit zoologjik në Shkup, Maqedoni, në përmjet bashkëpunimit me distributorin tonë Ergo Kom.

Ishin të nevojshme përmirësime të ndryshme, duke filluar nga kafazët e kafshëve e deri tek kanali me ujë i cili rridhte pranë Kopshtit Zoologjik. Kanali kishte nevojë për restaurim pasi ai ekzistues kishte praninë e shumë materialeve të ndenjura, duke e bërë kanalin të turbullt. Kjo tregonte që erozioni hidraulik po zhvillohej akoma edhe më shumë. Situata konsiderohej jo aq tërheqëse për vizitorët dhe një zgjidhje për të ishte e nevojshme patjetër. Nga klienti – Bashkia e qytetit të Shkupit – u morën në konsideratë një sërë zgjidhjesh që kishin të bëjnë me zgjidhjet hidraulike për restaurimin e kanalit të vjetër. Natyrshëm lindi pyetja: Çfarë materiali mund të mbante dhe të pastronte ujin në kanal vazhdimisht më mirë se sa gabioni? Performanca e gabionit si mbrojtjës hidraulik ishte tashmë e njohur nga klienti. Prandaj, si më e përshtatshme dhe më praktike nga zgjidhjet e propozuara, u zgjodhën zgjidhja me gabionët tonë. Pra, duhej një produkt me një nivel qëndrueshmërie, cilësie dhe jetëgjatësie të lartë në mënyrë që të arrihej performanca e duhur.

Kanali dhe zona e kafazëve të kafshëve u rehabilituan me sukses duke instaluar metodat me mbrojtje hidraulike me gabionët Maccaferri, dhe ata vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje edhe në ditët e sotme.

Impakti ambjental dhe visual i produkteve tona në Kopshtin zoologjik ishin ekstremisht miqësore me mjedisin. Uji i cili rrjedh në kanal nuk ka më atë ngjyrën e turbullt, e cila shqetësonte vizitorët dhe këdo tjetër përpara rehabilitimit e tij.

Kur instalohen gabionët dhe dyshekët materasë në kuadër të punimeve hidraulike, është e rëndësishme të instalohen të shoqëruar me gjeotekstil i cili shërben si një filter që pengon kalimin e grimcave të dheut nga pas strukturës mbrojtëse të gabionëve. MacTex i përdorur në këtë aplikim u vendos nën gabionët e mbushur me gurë.

Vërejmë se këto shqetësime janë të ngjashme me ato në kopshtin tonë zoologjik në Tiranë, i cili ka nevoja urgjente për disa punime rinovimi, duke filluar me kafazët e kafshëve deri tek pellgu me ujë i cili gjindet në kopshtin zoologjik. Ne shpresojmë që, punimet e kryera në Maqedoni të jenë një shembull i mirë për Shqipërinë. Nuk ka rëndësi nëse punimet do të kryhen dhe me produkte Maccaferri apo jo, përsa kohë të gjithë ne kemi të njëjtin objektiv: të ruajmë Natyrën.

Në çdo rast, Maccaferri Balkans është këtu për t’ju ndihmuar me Zgjidhje të ndryshme Inxhinierike dhe Ambjentale, me baza të gjëra njohurish dhe pervojë në aplikimet hidraulike, prandaj mos hezitoni të na kontaktoni

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This