Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Projekti Bulevardi Verior & Lumi i Tiranës i mbrojtur me aplikimet hidraulike dhe tokat e përforcuara të Maccaferrit

Soil reinforcement

Maccaferri Balkans është furnizuesi kryesor në këtë projekt madhor në Shqipëri.

Maccaferri Balkans është aktualisht i përfshirë në një projekt madhor në Tiranë, Shqipëri, ku kërkohen aplikimet hidraulike dhe të tokave të përforcuara.

Njohur si Bulevardi i Veriut & Lumi i Tiranes, ky projekt mban emrin Maccaferri duke qënë se dyshekët (Mattresses) dhe gabionët e përdour në të gjithë gjatësinë e lumit janë nga Kompania jonë. Dhe pak më tutje, ku hapësirat janë të kufizuara, ju mund të gjeni produktin tonë Green Terramesh Light, i cili do ti japë shpatit arkitekturën e dëshiruar nga peizazhi përreth, pa lënë mënjanë stabilitetin e kërkuar të tij.

Financuar nga Bashkia e Tiranës, ky projekt u projektua nga studioja Italiane Studio Associato MPM. Për të plotësuar këtë projekt, në total u vendosën rezerva të mëdha të produkteve Maccaferri si më poshtë: 19,000 metra katrorë Dyshekë (Mattress), 28,750 metra kub Gabionë 2x1x1m dhe Green Terramesh Light me dimensione 5x3x0.73m prej një totali prej 1,600 metra katrorë fasadë.

Projekti ka të bëjë me krijimin e një sheshi të ri publik përgjatë zgjatimit të Bulevardit Qëndror të Tiranës në një rrugë të gjelbër që kalon nëpër qendër të qytetit midis dy parqeve kryesore: parku ekzistues Parku i Liqenit në Jug dhe Parku i Paskuqanit në Veri, i cili do të ndërtohet në të ardhmen.

Projekti përfshin ndërtimin e një argjinature 7 km përgjatë Lumit të Tiranës, ndërtimi i një sheshi publik të madh qëndror, mbi kryqëzimin e bulevardit në Lumin e Tiranës.

Deri tani, përdorimi i gabionëve ka rezultuar të jetë një zgjidhje e dyfishtë si për mbrojtjen e lumit ashtu edhe për të kontrolluar erozionin për luginen e banuar të lumit duke i dhënë zonës një peizazh të bukur.

Që nga fillimi i projektit, Maccaferri Balkans ka qënë në kontakt me kompaninë kontraktore, Trema Engineering 2 shpk e cila, pas një kohe të gjatë të përdorimit të produkteve, ka fituar besimin dhe përvojën e duhur për instalimin e tyre. Punimet janë akoma në vazhdim dhe parashikohet që projekti do të përfundojë në vjeshtë të këtij viti. Ne do të vijmë përsëri me më shumë informacione për këtë projekt.

Në të njëjtën kohë, për të mësuar më shumë përreth punimeve hidraulike dhe tokave të përforcuara, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This