OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Mjete Spenax

Të furnizuara në mënyrë ekskluzive vetëm për Maccaferin, kapëset Spenax manuale  dhe pneumatike përdoren për të grumbulluar produktet tona rrjetë gjashtëkëndore të endur me tela çeliku të përdredhur dyfish. Panelet fqinjë të rrjetës mbahen bashkë duke përdorur kapëset Spenax dhe Unazat, që mbyllen duke përdorur veglat Spenax.
Edhe pse ato janë vegla jo shumë të nevojshme për mbledhjen e produkteve tona me rrjetë të përdredhur dyfish, këto vegla përshpejtojnë këtë proces 2-3 herë, duke kursyer kohë në terren.
Vegla pneumatike lidhet me një kompresor, ndërsa ajo manuale fuksionon mekanikisht.
Si për të gjithë veglat e dorës në terren, duhet të sigurohen pajisje personale të përshatshme për mbrojtje si ato për mbrojtjen e syve. Gjithmonë duhet të zbatohen rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes.

Unazat Spenax

Të furnizuara në mënyrë ekskluzive vetëm për Maccaferin, Unazat fiksuese Spenax përdoren për mbledhjen e produkteve tona me rrjetë gjashtëkëndore të endur me tela çeliku të përdredhur dyfish. Panelet fqinjë të rrjetës mbahen bashkë duke përdorur Unazat Spenax, që mbyllen duke përdorur veglat Spenax.
Dy lloje unazash janë në dispozicion; të veshura me GalMac®, për përdorim me produktet tona të galvanizuara dhe Inoksi për përdorim me produktet tona të veshura me veshje me polimerë.

Tirante dhe Spirale

Kur mbledhim produktet rrjetë përdoren gjithashtu lidhës dhe fiksues.
Teli lidhës përdoret për të grumbulluar dhe lidhur produktet tona rrjetë të përdredhur dyfish. Tel lidhës përdoret gjithashtu dhe për të instaluar tel përforcues në gabionë ( të salduar e të përdredhur dyfish) dhe njësitë Terramesh®  për një fasadë të mirë.
Tiranti përforcues, MacTies mund të përdoret gjithashtu për të përshpejtuar instalmin e përforcuesve në njësitë.
Spiralet me formë janë gjithashtu në dispozicion për mbledhjen e bashkuesve vertikalë të njësive të salduara të gaabionëve.

AL

need more information maccaferri