secured-drapery_one

Rrjetat DT

Rrjeta jonë DT është komponenti kryesor në zonat e zbatimit për mbrojtjen MacRO ndaj rënies së shkëmbinjve dhe mbrojtjen ndaj katastrofave natyrore. Është një prej llojeve të sistemeve me rrjetë që përzgjedhim në përputhje me analizat tona për kushtet e terrenit të projeketit dhe kërkesave të klientit.

Në përdorim prej më shumë se 50 vitesh, Rrjeta jonë DT është projketuar nga një rrjetë e endur gjashtëkëndore me tela çeliku dopio të përdredhur dhe përdoret në sistemet perde për të parandaluar shkëmbinjtë dhe mbetjet nga rënia në rrugë ose hekurudha.

Falë karakteristikave të telit të përdredhur dyfish të çelikut, rrjeta mund të përballojë forcën goditëse të shkëmbinjve në rënie si dhe pa pasur asnjë ndarje në rast të ndonjë këputje të telave.

Rrjeta DT përbëhet nga në tel çeliku i cilësisë së lartë, që është i galvanizuar rëndë për të siguruar një mbrojtje afatgjatë ndaj kororzionit. Një veshje mbrojtëse shtesë polimerike aplikohet gjithashtu në rrjetat që do të përdoren në mjedise më të ashpër ose kur kërkohet një jetëgjatësi e rrjetës më e madhe.

Veshja jonë e re polimere PA6 i është shtuar gamës sonë të veshjeve mbrojtëse për ti ofruar zgjidhje atyre projekteve që kërkojnë një mjedis të përmirësuar dhe performancë teknike në krahasim me rrjetat e veshura me PVC dhe HDPE që janë në treg.

Rrjeta jonë DT prodhohet në fabrikat tona në gjithë botën. Në fabrika të veçanta, rrjeta prodhohet në përputhje me CPR – Construction Product Regulation 305/2011. Sistemi i menaxhimit dhe prodhimit është i certifikuar në përputhje me ISO 9001 dhe ISO 14001 (në varësi të mjedisit të sistemit të menaxhimit).

Ju lutem, kontaktoni degën tuaj lokale të Maccaferrit në lidhje me më shumë detaje për përputhshmërinë me standartet dhe certifikimet në zonën tuaj.

AL

need more information maccaferri