case-study-pic-4

Road Mesh®

Road Mesh® është një material rrjetë e rrafshët që përdoret për përforcimin strukturor të sipërfaqeve të asfaltuara. E vendosur në shtresat e fillimit të shtrimeve me aspfalt Road Mesh® përforcon shtresat e asfaltit, duke zgjatur jetëgjatësinë, duke minimizuar çrregullimet nga gropat dhe rishtrimin e sipërfaqes. Road Mesh® siguron kufizim anësor të asfaltit, që përmirëson rezistencën ndaj rrudhosjes dhe shtypjeve. Road Mesh® përthith dhe vazhdimisht redukton shtypjet në tërheqje që shkaktohem nga prania e çarjeve dhe/ose trafikut.

Road Mesh® është projektuar nga një rrjetë e endur gjashtëkëndore të përdredhur dyfish me tela çeliku, me shufra përforcimi tërthore të endure në rrjetë. Road Mesh® hapet dhe vendoset mbi shtresat dhe sigurohet që është vendosur në mënyrën e duhur përparas e shtresat e asfaltit të hidhen.

Road Mesh® është e përbërë prej telave të çelikut të cilësisë së lartë, që është GalMac® i galvanizuar rëndë për të siguruar një mbrojtje afatgjatë ndaj korrozionit.

Road Mesh® ka një strukturë tri dimensionale, që lejon materialin e shtresave të lidhura të mbulojë çdo lidhje të vazhdueshme të telit, duke siguruar ndërlidhje dhe për pasojë një transferim optimal dhe të menjëhershëm të ngarkesave nga zhavorret në përforcim.

Ndërsa gjeogridet me fibra xhami dhe poliestër Road Mesh® kufizojnë çarjet, Road Mesh® për më shumë përforcojnë edhe asfaltin nga ana strukturore. Duke përforcuar asfaltin strukturalisht, Road Mesh® mund të përdoret edhe në rrugët e reja, dhe jo vetëm në rishtrimet.

AL

need more information maccaferri