steelgrid

Steelgrid®

Steelgrid® është një gjeokompozitë çeliku me rezistencë të lartë, ngurtësi të lartë që kombinon fleksiblitetin dhe përfitimet praktike të rrjetës dopio të përdredhur me ngurtësi e pritshme dhe qëndrueshmërinë mekanike të kabllove prej çeliku me rezistencë të lartë në tërheqje. Kabllot prej çeliku janë të endur në rrjetën e përdredhur dyfish gjatë prodhimit, duke formuar një produkt që mund të instalohet vetëm dhe thjeshtë.
Steelgrid® përdoret shpesh si perde dhe fasada të shtrënguara.
Të mirat e sistemit bëjnë të mundur një mbrojtje të plotë ndaj korrozionit falë resiztencës të lartë të GalMac®, i galvanizuar me një aliazh të Zinkut dhe Aluminit.
Në dispozicion janë dy lloje të Steelgrid®

  • Gjeokompozitat Steelgrid® MO (mono-oriented) që përfshijnë kabllo çeliku që integrohen sipas gjatësisë së rrjetës dopio të përdredhur si tel lidhës dhe gjithashtu në qendër të topit.
  • Gjeokompozitat Steelgrid® BO (bi-oriented) që përfshijnë kabllo çeliku që integrohen si tërthorazi dhe sipas gjatësisë së rrjetës.

 

Steelgrid® HR

Sistemi i ri Steelgrid® HR është një sistem i plotë inovativ për mbrojtjen ndaj rënies së shkëmbinjve dhe punimet për konsoldimin e skarpateve. Ai përdoret si një perde ose fasadë e shtrënguar me ngurtësi të lartë ( zgjerim i pakët) kur ngarkesat e mundshme tejkalojnë kapacitetin e DT Mesh tradicionalë.
Sistemi Steelgrid® HR kombinon një gjeokompozit rrjetë me tela çeliku që përdoret në lidhje me pllakat e ankorimit, bullona-U të veçantë dhe bashkuesve të rrjetës. Steelgrid® HR është një risi në teknologjinë e rrjetave kompozita duke ofruar ngurtësi të lartë: rezistencë të lartë në tërheqje nën deformime të vogla dhe rezistencë të lartë në goditje nën deformime të vogla.
Kjo rrjetë e patentuar është një kombinim inxhinierik i rrjetave me tela çeliku të përdredhur dyfish dhe kavo me një rezistencë të lartë në tërheqje (1770N/ mm2)  si një produkt i vetëm që është i lehtë për tu insatluar.
Steelgrid® HR është në dispozicion në një shumëllojshmëri të rezistencës (deri në një rezistencë në tërheqje 180kN/m dhe deri në një rezistencë ndaj goditjes prej 155 kN/m), duke u lejuar projektuesve që të optimizojnë zgjidhje si nga ana teknike dhe komerciale.
Produkti është në dispozicion në dy nivele të rezistencës ndaj korrozionit:

  • Steelgrid® HR: telat dhe kavot e rrjetës janë të galvanizuar me aliazhin (Zn/Al) GalMac® Class A
  • Steelgrid® HR-PVC: i njëtë me Steelgrid® HR, por me një veshje shtesë të vazhdueshme polimeri e aplikuar në rrjetë dhe kavo

Kur kushtet e terrenit janë shumëtë ashpëra (për shembull në disa zona afër detit), ose projekti kërkon një jetëgjatësi më të madhe të projektimit, ajo që ofrohet nga veshja GalMac® (Zn/Al) Class A, veshja PVC për Steelgrid® HR është një performancë afatgjatë e garantuar.

Instalimi i Steelgrid® HR është i drejtpërdrejtë; bashkimi i rrjetave nuk ka nevojë të mbivendoset, kjo ul krijimin e mbetjeve dhe kursen në koston e instalimit dhe në kohë në krahasim me rrjetat e tjera.

AL

need more information maccaferri