NZ-HW-Gabions-and-Reno-mattress-for-bank-protection_

Jumbo Gabion

Gabionët tonë Jumbo përdoren në projektet e mëdha të inxhinierisë së ndërtimit ku ndërtohen hapësira më të mëdha me gabionë. Me një concept identik me gabionët tanë të zakonshëm, Gabionët Jumbo janë më të mëdhenj!

Ata lejojnë që kontraktori të instalojë njësitë e gabionit më shpejt dhe me më efikasitet, për shkak të ekonomisë dhe procesittë ndërtimit.

I shpërndarë si një paketë e sheshtë, gabionët tanë mblidhen dhe pastaj mbushen me gurë në terren.

Gabionët përbëhen nga tela çeliku të cilësisë së lartë, që është gjithmonë i galvanizuar për të siguruar një mbrojtje afatgjatë ndaj korrozionit. Një veshje mbrojtëse shtesë polimeri aplikohet gjithshtu për gabionet që përdoren në kushte më agresive të mjedisit, ose kur kërkohet një jetëgjatësi më e madhe.

Veshja jonë polimere PA6 i është shtuar gamës sonë të veshjeve mbrojtëse për të ofruar zgjidhje atyre projekteve që kërkojnë një mjedis të përmirësuar dhe performancë teknike në krahasim me rrjetat e veshura me PVC dhe HDPE që janë në treg.

Gabionët Jumbo tona prodhohen në fabrikat tona në të gjithë botën. Sistemi i menaxhimit dhe prodhimit në shumë prej fabrikave tona është i certifikuar në përputhje me ISO 9001.

Në disa fabrika, rrjeta prodhohet në përputhje me CPR – Construction Product Regulation 305/2011, nën markën EC në përputhje me ETA-09/0414. Sistemi i menaxhimit dhe prodhimit
është i certifikuar në përputhje me ISO 9001 dhe ISO 14001 (n varësi të mjedisit të sistemit të menaxhimit).

Ju lutem, kontaktoni degën tuaj lokale të Maccaferrit në lidhje me më shumë detaje për përputhshmërinë me standartet dhe certifikimet në zonën tuaj.

AL

need more information maccaferri