CN-SR-Green-Terramesh-soil-reinforcement

Green Terramesh®

Green Terramesh® është një sistem modular miqësor me mjedisin që përdoret për zhvillimin e bimësisë në sipërfaqe të skarpatave të përforcuara (të njohura gjithashtu edhe si Mechanically Stabilised Earth) dhe në arrgjinatura. Është përdorur gjerësisht në disa nga sistemet më të rëndësishme të infrastrukturës. Në struktura dhe argjinatura të gjata, mund të përdoret gjithshtu në lidhje me gjeogridet tona kryesorë të performancës së lartë, ParaLink®, ParaGrid® and MacGrid® ËG.

Konsiston në njësi të parafabrikuara të rrjetave me tel të përdredhura dyfish (tipi 8×10) të veshur me një mbulesë për kontrollin e erozionit dhe forcon me një panel të rrjetës së elektrosalduar. Dy përforcuesit e lidhjes sigurohen për tu përdorur në terren për të mbajtur njësinë në këndin e kërkuar të pjerrësisë. Faqja ballore nën kënd dhe mbulesa për kontrolin e erozionit janë të projektuara për të thjeshtuar zhvillimin e bimësisë natyrale në njësi; një kërkesë e rëndësishme për Green Terramesh®.

Karakteristikat e mbulesës së kontrollit ndaj erozionit ndryshojnë në varësi të kushteve ku Green Terramesh® përdoret; “Water Type” ose “Earth Type”.

Të gjithë komponentët janë të vendosur që në fabrikë, ndaj Green Terramesh® është më e shpejtë për tu instaluar se sa sistemet konkurrues të përforcimit të dherave. Njësia ngrihet në terren, këndet përforcues mbështesin fasadën në këndin e caktuar pa nevojën e një kallëpi të jashtëm ose distancatorë. Një mbushje strukturore vendoset në gjeogridet e përforcimit të dherave, dhe një shtresë e përshtatshme vendoset menjëherë pas faqes ballore. Për shembull, në zhvillimin e bimësisë në njësinë ‘Earth Type’, dhera sipërfaqësorë të cilësisë së mirë duhet të vendosen menjëherë pas faqes ballore për të nxitur zhvillimin e shpejtë të bimësisë në skarpate.

Njësia kryesore Green Terramesh® fabrikohet me GalMac® të galvanizuar rëndë dhe veshje me polimere të telave të çelikut.

Njësitë e Green Terramesh® prodhohen në fabrikat tona në të gjithë botën, në shumë prej të cilave sistemi i menaxhimit dhe prodhimit është i certifikuar në përputhje me ISO 9001.

Në disa fabrika, njësitë e Green Terramesh® prodhohet në përputhje me CPR – Construction Product Regulation 305/2011, nën markën EC në përputhje me ETA-09/0414. Sistemi i menaxhimit dhe prodhimit është i certifikuar në përputhje me ISO 9001 dhe ISO 14001 (në varësi të mjedisit të sistemit të menaxhimit).

Ju lutem, kontaktoni degën tuaj lokale të Maccaferrit në lidhje me më shumë detaje për përputhshmërinë me standartet dhe certifikimet në zonën tuaj.

AL

need more information maccaferri