FR-EP-MacMat_

MacMat®

MacMat® është një gjeomat me filamente të trasha poliamide i projektuar për të siguruar sipërfaqen e skarpateve të parandalojnë erozionin e sipërfaqes të bjerë.

MacMat® është një formë e stabilizuar UV tri dimensionale, me fibra sintetike jo të biodegradueshme, me presim në të ngrohte kur ata vihen njëri mbi tjetrin. Përdoret për në aplikim e për mbrojtje afatgjatë ndaj erozionit dhe rrit menjëheë reistencën e dherave ndaj errozionit duke siguruar një mjedis që nxit rritjen e bimësisë.

Sigurohet në tokë duke përdorur kunja/piketa të përsshtatshme siç kërkohet edhe në projekt.

MacMat® L

Kompozita jonë MacMat® L është një gjeomat standart MacMat® (një strukturë tri-dimensionale me një formë bi-konikale e fomuar nga filamentet e nxjerrë polimerë) që lidhet gjatë një procesi me presim në të ngrohte me një gjeomembranë të përforcuar. Gjeomembrana është një gjeotekstil i ngjitur në të dy anët e veshjes me polipropilen.

MacMat® L është i përshtatshëm në aplikimet për mbrojtjen ndaj erozionit që kërkojnë gjithashtu funksion veshjeje/ mbrojtjeje në zonën që do të sigurohet mbrojtja.

Aplikime të zakonshme janë në kanalet e ujitjes apo në llogoret e kullimit të ujit.

MacMat® R – Steel (Çelik)
Macmat® R është një gjeomat i përbërë nga një formë tri-dimensionale e stabilizuar UV, fibra sintetike jo të degradueshme, te presuar në të ngrohte kur vendosen njëri mbi tjetrin, të nxjerra në një rrjetë të endur çeliku të përdredhur dyfish. Rrjeta përforcuese gjashtëkëndore me tele çeliku të përdrdhur dyfish ka karakteristika mekanike më të mëdha se sa ato që rekomandohen në EN 10223-3. Teli i çelikut është i galvanizuar rëndë dhe mund të mbrohet nga një veshje polimeri për më shumë mbrojtje.

I përdorur në skarpata të dobëta të dherave,të ekspozuara në erozion MacMat® R rrit menjëherë rezistencën e dherave ndaj erozionit duke siguruar një mjedis që nxit rritjen e bimësisë. Dheu sipërfaqësor cilësor punohet në formën 3-d pas instalimit.

Përdoret gjithashtu në rrjedhat e ujit për të siguruar mbrojtje hidraulike ndaj erozionit. MacMat® R sigurohet në tokë duke përdorur kunja/ piketa të përshtatshmesi ashtu si kërkohet në projekt.

Përdorimi më i shpeshtë i tij është me fiksimin e dherave në skarpata; fiksimi i dherave siguron një përforcim të plotë të skarpatës me MacMat® R duke siguruar fortësim të sipërfaqes dhe mbështetje midis kokave fiksuese.

MacMat®R – Polimer

Macmat® R Polymer është një gjeomat i përbërë nga një formë tri-dimensionale e stabilizuar UV, fibra sintetike jo të degradueshme, e presuar në të ngrohte kur vendosen njëri mbi tjetrin, të nxjerra në një gjeogrid përforcues polimeri. Rezistenca e gjeogridit përforcues zgjidhet që ti përshtatet kërkesave të projektit. I përdorur në skarpata të dobta të dherave,të ekspozuara në erosion MacMat® R rrit menjëherë rezistencën e dherave ndaj erozionit duke siguruar një mjedis që nxit rritjen e bimësisë.

Përdoret gjithashtu në rrjedhat e ujit për të siguruar mbrojtje hidraulike ndaj erozionit. MacMat® R sigurohet në tokë duke përdorur kunja/ piketa të përshtatshme ashtu si kërkohet në projekt.
Përdorimi më i shpeshtë i tij është në punimet për mbrojtjen në membranat e landfilleve ose në punimet e rehabilitimit të minierave. Përforcimime gjeogridë siguron një itegritet të madh strukturor, kur veshja përdoret për të mbajtur dhe përforcuar dherat në skarpata të gjata.

AL

need more information maccaferri