Gabion-Strong-face-INT

Gabionët tanë Strong Face janë një zgjidhje shumë e mirë për përdorim në muret me gabionë, ose kur veshjet me gurë kanë nevojë për një fasadë më të fortë se sa ajo normale. Njësitë mund të përdoren ku ka ngarkesa më të mëdha në strukturëm me gabionë ose në situate kur kërkohet një rezistencë më e lartë ndaj gërryerjes e faqes së gabionit. Kjo mund të ndodhë përshembull në lumenj apo liqene ku ka një rrezik të lëvizjes së akujve dhe për pasojë dëmtime të mundshme më të mëdha.

Koshat e gabionëve përbëhen nga tela çeliku të cilësisë së lartë, që është gjithmonë e galvanizuar për të siguruar një mbrojtje afatgjatë ndaj korrozionit. Një veshje mbrojtëse shtesë polimeri aplikohet gjithshtu për gabionet që përdoren në kushte më agresive të mjedisit, ose kur kërkohet një jetëgjatësi më e madhe.

Në mënyrë që të arrihet një rezistencë ë madhe ndaj gërryerjes dhe të përmirësohetrezistenca e faqes përballë, njëra anë e gabionëve prodhohet me rrjetë teli çeliku me diametër 3.4mm. Faqet e tjera të gabionit prodhohen nga një rrjetë me diametër 2.7mm. Në mënyrë që struktura të përforcohet, të gjithë cepat e panelit të rrjetës kapen me një tel që ka diametër më të madh.

Gabionët Strong Face (me sipërfaqe të forta) janë të ndarë në ndraje përmes diafragmave të vendosura në një distancë çdo 1 m. Ato mbushen me gurë në terren për të formuar struktura fleksible, të përshkueshme, monolite si mure mbajtës, veshje të kanleve, dhe tela për projketet e kontrollit të erozionit.

Veshja jonë polimere PA6 i është shtuar gamës sonë të veshjeve mbrojtëse për të ofruar zgjidhje atyre projekteve që kërkojnë një mjedis të përmirësuar dhe performancë teknike në krahasim me rrjetat e veshura me PVC dhe HDPE që janë në treg.

Gabionët Strong Face prodhohen në fabrikat tona në të gjithë botën. Sistemi i menaxhimit dhe prodhimit në shumë prej fabrikave tona është i certifikuar në përputhje me ISO 9001.

Ju lutem, kontaktoni degën tuaj lokale të Maccaferrit në lidhje me më shumë detaje për përputhshmërinë me standartet dhe certifikimet në zonën tuaj.

AL

need more information maccaferri