Gabion-Sack1

Gabionët Sack janë kosha cilindrikë të projektuar nga rrjeta teli çeliku të endura në një formë gjashtëkëndore dhe të përdredhur dyfish.

Njësitë cilindrike mbushen me gurë në terren dhe lidhen fort. Kjo njësi modulare përdoret pastaj për të siguruar mbrojtje ndat erozionit për brigjet lumore, mbrojtje ndaj gërryerjeve të këmbës së urës, ose në çdo situatë që kërkon mbrojtje të menjëhershme nga efektet e errozionit të ujit. Gabionët thasë ngarkohen në vendodhje duke përdorur pajisje të përshtatshme dhe grumbullohen njëri mbi tjetrin për të formuar një masë mbajtëse shkëmbore.

Rrjeta përbëhet nga tela çeliku të cilësisë së lartë, që është gjithmonë e galvanizuar për të siguruar një mbrojtje afatgjatë ndaj korrozionit. Një veshje mbrojtëse shtesë polimeri aplikohet gjithshtu për gabionet që përdoren në kushte më agresive të mjedisit, ose kur kërkohet një jetëgjatësi më e madhe.

Gabionët thasë furnizohen bashkë më tela përforcues çeliku të vendosura gjatë procesit të prodhimit për të thjeshtuar mbylljen e tyre gjatë instalimit. Për përforcimin e strukturës, të gjitha cepat e panelit me rrjetë kapen me një tel me një diametër më të madh.

Veshja jonë polimere PA6 i është shtuar gamës sonë të veshjeve mbrojtëse për të ofruar zgjidhje atyre projekteve që kërkojnë një mjedis të përmirësuar dhe performancë teknike në krahasim me rrjetat e veshura me PVC dhe HDPE që janë në treg.

Rrjetat që përdoren në gabionët thasë prodhohen në fabrikat tona në të gjithë botën. Sistemi i menaxhimit dhe prodhimit në shumë prej fabrikave tona është i certifikuar në përputhje me ISO 9001.

Në disa fabrika, rrjeta prodhohet në përputhje me CPR – Construction Product Regulation 305/2011, nën markën EC në përputhje me ETA-09/0414. Sistemi i menaxhimit dhe prodhimit
është i certifikuar në përputhje me ISO 9001 dhe ISO 14001 (n varësi të mjedisit të sistemit të menaxhimit).

Ju lutem, kontaktoni degën tuaj lokale të Maccaferrit në lidhje me më shumë detaje për përputhshmërinë me standartet dhe certifikimet në zonën tuaj.

AL

need more information maccaferri