FlexMac2

FlexMac® DT

FlexMac® DT vendoset si një barrierë për mbrojtjen ndaj përmbytjeve, ngritjen e argjinaturave dhe sigurojnë mbështetje për punime të përkohshme.

Konsiston në një strukturë më shumë ndarje e përbërë nga rrjetë teli gjashtëkëndore dopio e përdredhur. Rrjeta është përforcuar me shufra çeliku vertikale dhe të veshura me një mbështjellje gjeotekstili jo të endur.

Struktura me ndarje mbushet në vend me material mbushës të vendit për të siguruar mjë sistem barrierash kundër ngritjes së nivelit të ujit, apo të gërmimeve në punime të përhershme.

Njësitë FLEXMAC® DT bashkohen në gjatësi duke përdorur kunja bashkuese për të krijuar një strukturë në gjatësinë e kërkuar. Rrjeta e telit gjashtëkëndore e përdredhur dyfish është projektuar për të siguruar rezistencë përmes fleksibilitetit. Kjo i jep strukturës fleksibilitet më të lartë se sa zgjidhjet më rigjide dhe është ideale në zonat ku ndodhin ulje diferenciale.

Sapo FLEXMAC® DT e ka kryer funksionin, është e mundur ta ripërdorësh njësinë, duke e ngritur atë me kujdes dhe duke lejuar daljen jashtë të materialit mbushës. Suksesi i këtij procesi varet prej materialit mbushës të përdorur dhe kushteve që mund të ndodhet njësia.

FlexMac® W

FlexMac® W përdoret për aplikime të ngjashme me FlexMac DT, por në situata kur është një rrezik më i reduktuar i çedimeve diferenciale. FlexMac® W është një strukturë me ndarje e përbërë nga rrjeta teli. Rrjeta është e veshur me një mbështjellje gjeotekstili jo të endur.

Struktura me ndarje mbushet në vend me material mbushës të vendit për të siguruar mjë sistem barrierash kundër ngritjes së nivelit të ujit, apo të gërmimeve në punime të përhershme. Njësitë FLEXMax® W bashkohen në gjatësi duke përdorur kunja bashkuese për të krijuar një strukturë në gjatësinë e kërkuar.

AL

need more information maccaferri