Rockfall Barriers

Home > Produkte > Rockfall Barriers

Rockfall Barriers

Image

Barrierat e rënies së shkëmbinjve Maccaferri (Rockfall Barriers) janë të dizajnuara për të ndaluar/kapur shkembinjte dhe gurët që shkeputen përpara se të bien në infrastrukturë, në rrugët e minierave ose në zhvillime të tjera. Portofoli ynë i gjerë i barrierave të rënies së shkëmbinjve varion nga 35 kJ/H=1.35m deri në 9000 kJ/H=8m. Barrierat Maccaferri Rockfall ofrohen në formë “kit”. Të gjithë komponentët furnizohen në njesi komplete në përputhje me EAD 340059-00-0106 ose EAD 340089-00-0106, duke përfshirë rrjetat kryesore, shtyllat, pllakat bazë, pajisjet e shpërndarjes së energjisë, litarët e telit dhe të gjithë aksesorët.

Barrierat tona të rënies së shkëmbinjve janë të certifikuara CE, duke garantuar kontroll rigoroz të cilësisë. Spirancat për të lidhur barrierat me tokën furnizohen sipas kërkesës dhe sipas një dizajni specifik duke marrë parasysh kushtet e terrenit. Njohuria inxhinierike e Maccaferrit çon në hartimin dhe testimin e suksesshëm të zgjidhjeve me kosto efektive. Barrierat tona janë ndër më të mirat në terren për sa i përket performancës (lartësia e mbetur pas goditjes dhe deformimi i ulët pas goditjes).

Image

Barrierat tona janë të lehta për t’u instaluar, dizajni është bërë jo vetëm për të arritur performancë të nivelit të lartë, por edhe për të lehtësuar procesin e instalimit për punëtorët (panele të montuara paraprakisht në shtylla, ngjitje të shkallëve në shtylla, hapja e sistemit të perdeve)*. *E disponueshme në varësi të modelit