Reno Mattress Plus

Home > Produkte > Reno Mattress Plus

Reno Mattress Plus

Image

Mbrojtjet tradicionale të brigjeve të lumit të bëra me gurë te pa lidhur kërkojnë një shtresë të trashë materiali për të qenë efektive. Kjo për faktin se gurët nuk janë të rregulluar dhe se shtresa e gurëve nuk mund të vendoset me saktësi, duke rezultuar në sasi më të madhe të gurëve dhe, për rrjedhojë, në rritje të impaktit mjedisor. Dyshekët tradicionalë Reno janë mbrojtje të bregut të lumit te projektuara me rezistence shume me te larte se ngarkesa që pritet ti nënshtrohen. Reno Mattress Plus është rezultat i testeve eksperimentale në Universitetin Shtetëror të Kolorados. Një kuptim më i thellë i performancës së dyshekut na mundësoi të bëjmë dizajne me kosto me efektive, duke bere zgjidhjet tona me konkurrente në krahasim me sistemet ekuivalente dhe alternative (tradicionale).

I emëruar pas një prej ndërhyrjeve të para të kryera nga Maccaferri mbi 100 vjet më parë, Reno Mattress® është tani sinonim i punimeve hidraulike dhe projekteve të mbrojtjes nga erozioni në mbarë botën. Në të njëjtën kohë, në Maccaferri ne besojmë fort në inovacionin! Inovacioni në aspektin e zgjidhjeve dhe produkteve është një pjesë e rëndësishme e evolucionit të kompanive të suksesshme. Reno Mattress Plus është rezultat i testeve inovative eksperimentale. Një kuptim më i thellë i performancës së dyshekut na mundëson të bëjmë dizajne më me kosto efektive që e bene dyshekun Reno shume konkurent ne treg. Në aplikime me vlera të larta të forces prerës, Reno Mattress Plus është mbi 73% më efikas se guret e palidhur.

Image

Kjo zgjidhje zvogëlon impaktin mjedisor të mbrojtjes së brigjeve të lumit. Kjo është për shkak të shperdorimit të materialeve dhe transportit. Për më tepër, Reno Mattress Plus krijon një habitat natyror për speciet e gjalla, duke rritur biodiversitetin: hapësirat ndermjet gureve të dyshekut ofrojnë një habitat për speciet që jetojnë në zonën midis ujit dhe tokës. Së fundi, Reno Mattress Plus është më i lehtë për t’u instaluar, edhe në kushte me skarpate të pjerrët, falë diafragmave të forta të dyfishta që përshpejtojnë procesin e vendosjes të tij.