Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Përforcimi i tokave për nje autostradë me mbushje dheu ne Tiranë, Shqipëri

maccaferri-terramesh

Green Terramesh po përdoret për të ndërtuar nje mur me toke të armuar afër një qendre tregëtare në Tiranë.

Në ditët e sotme krijimi i lidhjeve midis njerzve në qytete të ndryshme është shumë e rëndësishme. Kjo mund të arrihet duke ndërtuar autostrada te cilat zhvillojnë qytetet përreth.

Tirana dhe Elbasani janë dy qytete të mëdha të Shqiperisë. Të afërta nga pikëpamja gjeografike por jo në terma të distancës rrugore. Ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan  filloi ne vitin 2012 dhe është projektuar  për të shmangur trafikun rrugor nga malet dhe për të ulur kohën e udhëtimit. Autostrada është 12 km e gjatë dhe pothuajse gjysma e saj kalon përmes qendrave të banuara dhe nëpër luginat e majave të maleve.

Shumica autostradës ishte pothuajse e ndërtuar duke përdorur produktet Maccaferri dhe, në  seksionin një, afër qendres tregëtare, nevojitej një mbushje e madhe me dhé e siguruar nga murret mbajtëse. 

Muri mbajtës duhej te ishte strukturor dhe miqësor me mjedisin në të njëjtin kohe. Duke marrë në konsideratë këto 2 faktorë, klienti zgjodhi për të ndërtuar nje mur mbajtës me Green Terramesh. Kjo mbushje gjigande me dhé do të shkurtonte gjatësine e rrugës me 3 km.

Maccaferri Balkans në bashkpunim me  Copri-Aktor  projektuan mbushjen me dhé duke përdorur Green Terramesh dhe  gjeogridin MacGrid WG15. Muri mbajtës ka një bazë prej 15 m dhe lartesi 28 m. Ndërtimi është parashikuar për tu përfunduar vitin tjetër.

Për më shumë informacion, ju lutem të na kontaktoni.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This