Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Një projekt nga Maccaferri Francë ka pasur një rëndësi të madhe për tregun Shqiptar

Maccaferri_placholder

Maccaferri mbron Autostradën në Beausoleil me Barrierat dinamike RMC kundër rënies së gurëve.

Maccaferri Balkans ka kënaqësinë të publikojë këtë përvojë për të dhënë jehonë në gjithë Shqipërinë dhe vendet mbuluara nga Maccaferri Balkans, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Kjo përvojë sillet nga kolegët tanë nga Franca që patën një projekt mbreslnës me barrierën RMC në jug të Francës. Lidhja me zonën e Balkanit është e qartë me probleme të ngjashme për t’u kapërcyer, ndoshta në të njëjtën mënyrë.
Për një kohë të gjatë, qyteti i Beausoleilit (06) është përballur me rënie të konsiderueshme të shkëmbinjve në formë blloqesh përgjatë Autostradës A8, duke shkaktuar aksidente, dhe ndonjëherë ato kanë qënë fatale. Duke pasur parasysh trafikun shumë të rënduar në këtë autostradë, e cila lidh Italinë me Francën, filluan punimet për mbrojtjen e saj në drejtim të tunelit  Arme, i cili ndodhet midis daljes nga Monaco dhe La Turbie.
Zgjidhja e propozuar nga Maccaferri gjithashtu e zgjedhur nga kontraktori dhe projektuesi u përqëndrua në një sistem mbrojtës kundra rënies së gurëve me një energji absorbuese prej  5000 kJ dhe një lartësi prej 6 m (rreth 1.3 km barriera te instaluara). U instalua gati 1.3km barriere dinamike. Barriera 500kJ, e njohur si barriera dinamike RMC 500 u funizua  e gjitha si sistem dhe si e tille e çertifikuar me certifikatën CE në përputhje me ETAG027. Pas impaktit, lartësia e saj e mbetur (lartësia reziduale) është maksimumi Class A. Barriera Maccaferri RMC500 ka tregun kryesor përsa i përket kriterit të deformimeve mbas impaktit dhe është zgjedhur për performancën e saj të lartë ashtu edhe për mënyrën e lehtë të instalimit dhe të mirëmbajtjes. Kjo barrierë përmban patenten e sistemit të frenimit e cila është më e thjeshtë për tu inspektuar dhe riparuar sesa të gjitha sistemet e tjera të frenimeve.  Faza e pare e ndërtimit filloi në Shtator 2014 dhe zgjati 4 muaj, me 800 ml barrierë te instaluar.

Në paralel më këtë projekt u vendosën dy mbrojtëse të tjera të kategorisë A në sektorët e SCOBA në La Turbie dhe DPAC në La Trinité, RMC 200 / A (100 ml) dhe EPFM 5000 (480 ml).
Këtë vit, Maccaferri Balkans filloi të ndërtojë këto barriera Maccaferri RMC në Shqipëri, në vende të tilla si Perroi i Lerinit,  Salca – Bajram Curri dhe stacionin e Devoll Hydropower Project në Devoll. Situata të ngjashme si në Francë dhe në  Bajram Curr, ekzistojnë në shumë vende në Shqipëri dhe në rajon. Maccaferri disponon njohuri të thella dhe të plota në këto subjekte, nga projektimi në ndërtimin e tyre.

Na kontaktoni për të zbuluar më shumë detaje  interesante teknike në.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This