
Ndërhyrje e menjëhershme me produktet Maccaferri në një rrëshqitje të ndodhur pranë Kopshtit Botanik në Tiranë
Produktet Maccaferri parandaluan dhe sistemuan dëmet e shkaktura nga një rrëshqitje masive pranë Kopshtit Botanik në Tiranë.
Për shkak të reshjeve të fuqishme, themelet me pilota të ndërtuara përkohësisht në një kantjer ndërtimi të hapur për një kohë të gjatë pësuan kolaps. Kjo situatë krijoi kushtet për një rrëshqitje masive e cila cënonte zonën e populluar me banorë dhe rrugën që kalonte pranë këtij kantjeri ndërtimi.
U morën masa të menjëhershme për evakuimin e banorëve të cilët ishin të rrezikuar nga rreshqitja dhe në të njejtën kohë Departamenti i Emergjencave Civile të zonës punuan për gjetjen e një zgjidhje teknike të shpejtë dhe të përshtatshme për këtë situatë kritike. Midis shumë zgjidhjeve teknike të tjera kompetitive u zgjodh zgjidhja teknike me produktet Maccaferri.
Në bazë u ndërtua një strukturë mbajtëse me mur gabion (8x9m). Këto dimensione të mëdha justifikohen nga pesha e shpatit, e ndërtesave në pjesën e sipërme të rrëshqitjes në kodër, si dhe nga ngarkesat e trafikut në rrugën pranë strukturës. Përveç aftësisë mbajtëse muri me gabiona ka cilësinë e mrekullueshme të drenazhimit e cila redukton në mënyrë të ndjeshme presionin hidraulik. Mbi murin me gabionë, struktura u kompletua me GreenTerramesh e përforcuar me Gjeogrid
Për më shumë informacion na kontaktoni