Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Muri me gabionat Maccaferri mbron skarpatën dhe shërben si një tribunë qendrore për spektatorët e një kompleksi sportiv modern në Tiranë

gabiona_Maccaferri

Muri i gabionit me dy funksionet e tij, si një tribunë dhe mur mbajtës në një qëndër sportive pranë fshatit Petrelë në Tiranë, Shqipëri

Ish futbollisti Redi Jupi nisi bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës për të krijuar një qëndër moderne sportive dhe rekreative në afërsi të fshatit Petrelë. Terreni ishte tepër i pjerrët dhe i paqëndrueshëm dhe Maccaferri Balkans propozoi një mur mbajtës për të zgjidhur problemin nga pikëpamja strukturore por në të njëtën kohë ky mur të shërbente edhe si një tribunë qëndrore për spektatorët.

Ky kompleks sportiv do të shtrihet në një sipërfaqe prej 38 000 m² truall, e rrethuar nga 32 000 m² sipërfaqe kullote. Në të parashikohet të ndërtohet shkolle (akademi sporti) me kapacitet prej 900 nxënësish, tre fusha futbolli, një fushë komplekse për kamp veror, një qendër për spa-fitness, një hotel për skuadrat sportive, ambiente zhveshjeje në shërbim të fushave të futbollit, një tribunë me kapacitet 200 persona, një pishinë olimpike për qëllime stërvitore dhe rekreacionale, një pishinë për fëmijë, një fushë volejbolli në rërë, një fushë basketbolli dhe një fushë tenisi.

Terreni ku do të ndërtohej kompleksi ishte i pjerrët dhe jo shumë i qëndrueshëm. Investitori ishte i interesuar për një zgjidhje të shpejtë, afatgjatë dhe miqësore me ambientin në kombinim me ambientin përreth. Për këtë ai ftoi inxhinierët tonë për të investiguar situatën në vend dhe për të dhënë zgjidhjen më optimale e cila ishte taracimi me mure mbajtes me gabiona (tel 2.4m me hapje rrjete 6x8cm).

Pas përfundimit të mureve me gabiona, klienti mbeti shumë i kënaqur nga propozimi dhe realizmi sepse ai taracim do të shërbente jo vetëm si mur mbajtës por edhe si tribunë për spektatorët në të njëjtën kohë dhe për më tepër gurët mbushës ishin të zonës perreth cka e bëri zgjidhjen tonë teknike shumë natyrale

Për më shumë informacion, ju lutem të na kontaktoni.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This