Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Maccaferri Balkans mundëson zgjidhje hidraulike në projekte të ndryshme në Shqipëri dhe Maqedoni

Hydraulic-solutions

Gabionat dhe gjeogridet e Maccaferrit u perdorën në punimet e tre kantiereve të ndryshme pozicionuar afër lumenjve në Maqedoni dhe Shqipëri.

Kur kantieret e ndërtimit ndodhen pranë një lumi, ajo që të vjen ndërmend është Maccaferri me zgjidhjet hidrauliketë tij. Në vitet e fundit, Maccaferri ka vënë në zbatim shumë projekte në sektore të ndryshme të tregut nga minierat e deri tek infrastruktura, në punime që kërkojnë zgjidhje emergjente si dhe në për fusha golfi dhe në agrikulturë. Një vlerësim logjik i zgjidhjeve për mbrotje lumore janë të disponueshme nga Maccaferri për të kënaqur kërkesat teknike dhe komerciale të klientit. Tre projekte për mbrojtje lumore që lidhen me sektorin hidraulik ilustrojnë praktikisht aftësinë e Maccaferri-t për të zgjidhur problemet që shkaktohen nga masat ujore-të mëdha dhe të vogla.

Një nga këto tre punime ndodhet pranë lumit Shushicë në Jug të Shqipërisë. Balili Konstruksion i kërkoi ndihmë Maccaferri Balkans për të zbutur fuqinë gërryese të lumit gjatë reshjeve të shiut. Për këtë punë që është në ndërtim e sipër, Maccaferri po furnizon gabiona prodhuara me rrjetë teli të përdredhur dyfish (hapje 8×10), gjeogride si masë për të stabilizuar bazamentin me tokë të armuar dhe Biomac SC që mundëson gjelbërimin e fasadës së murit.

Projekti i dytë, Bulevardi Verior dhe Lumi i Tiranës, u zbatua me aplikimet hidraulike dhe tokë të armuar të Maccaferri-t. Për këtë projekt, Maccaferri furnizoi Jastëkët Materas dhe gabionat për mbrotjet përgjatë shtratit të lumit dhe Green Terrameshi cili u instalua për të stabilizuar skarpatën dhe njëkohësisht për të respektuar arkitekturën e mjedisit përreth. Gabionat dhe Jasteku Materas sigurojnë mbrotjen e lumit, parandalimin e erozionit dhe në të njëjtën kohë kujdeset për bukurinë piktureske të kësaj lugine.

Projekti i tretë hidraulik në Kopështin Zologjik në Shkup, Maqedoni ruan orgjinalitetin e tij. Kopështi kishte nevojë për disa përmirësime në kafazët e kafshëve dhe në kanalin e lumit që kalonte aty pranë. Kanalit i nevojitej një rikonstruktim sepse lumi ekzistues kishte shumë mbetje lumore, cka e bënin të piste në ngjyrë. Kjo tregoi se po ndodhte erozioni i lumit. Klienti, përgjegjës I këtij projekti, zbuloi performancën e zgjidhjeve me gabiona dhe zgjodhi koshat e gabionit për të zdhidhur problemin e kanalit dhe kafazit të kafshëve në të njëjtën kohë.

Të tre këta projekte shërbejnë si një provë se njohuria e Maccaferri-t na mundëson të zgjidhim problemet hidraulike pavarsisht se ku shfaqen ato.

Për më shumë informacion, ju lutem të na kontaktoni

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This