
Skarpata në biefin e sipërm duhej të mbrohej nga erozioni i shkaktuar prej valëve të ujit. Zgjidhja më e mirë ishin Dyshekët “Reno Materas”.
Dyshekët Reno Materas u zgjodhën dhe u vendosën me sukses për të mbrojtur skarpatën e sipërme të digës së Rrapunit nga valët dhe erozioni. Si pjesë e projektit, 1200 m2 Dyshekë Reno Materas janë vendosur në skarpatën e sipërme të digës së Rrapunit.
Diga e Rrapunit e ndërtuar përgjatë lumit Rrapun-Qarrishtë në afërsi të qytetit të Librazhdit,Shqipëri, është pjesë përbërëse e një hidrocentrali nga nëntë infrastruktura energjitike të ngjashme që ndodhen përgjatë lumit.
Godina e centralit të Rrapunit përmban 3 turbina, me një prodhim energjie të instaluar 6520 KW, duke përdorur prurjen prej 9000 l/s nga lumi. Diga është një digë me material vendi prej dheu, dhe me skarpatën e sipërme e cila duhej të mbulohej me gurë.
Si pjesë e projektit, firma kontraktore Aktor Sh.a propozoi dy sygjerime për shtresën mbrojtëse të skarpatës së sipërme duke përdorur:
1 RipRap (Veshje me Gure të hedhur)
2 Dyshekët Reno Materas
Aktor Sh.a përzgjodhi Maccaferri-n për të zhvilluar projektin dhe të jepte një zgjidhje duke përdorur këto dy ide. Duke përdorur RipRap (Veshje me Gure të hedhur), trashësia e shtresës mbrojtëse duhej të ishte 90-120 cm.
Sipas llogaritjeve të inxhinierëve të Maccaferri, duke përdorur Dyshekët Reno Materas, trashësia e shtresës duhet të ishte vetëm 30 cm në mënyre që të mbrohej skarpata dhe kurora e digës nga valët.
Dyshekët Reno Materas që u përdorën për këtë projekt u projektuan në mënyrë që të përballonin goditjet sipërfaqësore dhe aciditetit të ujit, dhe janë prodhuar prej rrjete teli hegzagonale e përdredhur dyfish (6×8 cm) e veshur me Galfan dhe PVC, me diametër të telit 2.2 mm, dhe diametri i jashtëm 3.2 mm duke përfshirë dhe shtresën mbrojtëse me polimer.
Ndërtimi i digës përfundoi vitin e kaluar. Sipërfaqia totale e Dyshekët Reno Materas të përdorur ishte 1,200 m2. Shërbimi dhe zgjidhja e ofruar nga Maccaferri Balkans ndihmoi në uljen e kostos së projektit gjithashtu duke ofruar performancen e kërkuar për mbrojtjen e skarpates së sipërme. Duke ulur edhe volumin e gureve që duhet të përdoreshin në projekt, ne ishim në gjendje gjithashtu të ndihmonim klientin në reduktimin e prodhimit të karbonit.
Për më shumë informacione për Mbrojtje Gjatësore dhe Zbatime Hidraulike te tjera, ju lutem të na kontaktoni