Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Maccaferri: zgjidhje lokale për çështje globale

Arcadefinal

Falë aftësive të saj teknike,eksperiencave dhe prezencës së saj, Maccaferri mund ti japë zgjidhje lokale problemeve të krijuara nga çështje globale.

 Rritja komplekse e sfidave klimatike dhe ambjentale kërkojnë zgjidhje të efektshme që sigurojnë objektet industriale, infrastrukturën dhe bujqësinë.

Trendet demografike në popullsinë botërore do të vazhdojnë të rriten duke ndikuar edhe më tej në burimet e pakta që kanë mbetur dhe që janë tashmë të kushtueshme dhe të shpërndara në mënyrë të pabarabartë në të gjithë planetin.

Administrimi i politikave për të adresuar këto sfida do të jetë detyra e qeverisë. Megjithatë, ka nevoje të theksohet angazhimi i fortë edhe nga sektori privat: kompanitë e inxhinierisë civile siç është edhe Maccaferri, po perpiqen edhe më tej me angazhimin e tyre në kërkime dhe zhvillime shkencore në mënyrë që të gjejne zgjidhje që plotësojnë kushtet ambjentale, teknike dhe komerciale. Ngjarjet e fundit të Qendrës së Inovacionit Maccaferri (Maccaferri’s Innovation Center) dëshmojnë një qasje të tillë strategjike.

Infrastruktura duhet të jetë, në të njëjtën kohë, me kosto efektive dhe miqësore me mjedisin. Ajo duhet të jetë shkallëzuar dhe fleksibël për të plotësuar realitetin lokal. Ajo duhet të jetë efiçiente në instalim, jetëgjatë dhe me një çmim të mirë për t’u adoptuar me rritjen e kufizimeve financiare në financat publike. E thënë më thjesht, ne duhet të bëjmë më shumë me më pak.

Balancimi i kërkesave të tilla nuk është e lidhur drejtpërdrejtë me inxhinierët civil, por përsëri Maccaferri me krenari dëshmon të ketë një rekord të mirë të arritjeve të saj. Strategjia jonë e integrimit vertikal (kërkojmë, prodhojme, projektojmë, furnizojmë dhe ndërtojmë) do të thotë që zgjidhjet tona janë të prera për një situatë të veçantë në dorë, duke reduktuar mbetjet, gjurmët e karbonit dhe kostot e zbatimit.

Maccaferri është në gjendje të ndërhyjë në nivel global me skenare të shumta natyrale duke parandaluar dhe duke përballur rreziqet natyrore të cilat mund të na ndodhin. Zgjidhjet tona përfshijnë atë të reduktimit të erozionit, përforcimit të dherave, strukturave mbajtese të dherave dhe ato për zbutjen e rreziqeve natyrore; ne e bëjmë tokën të performojë më mirë se sa ajo mundet në gjendjen e saj natyrore.

Çelësi është Parandalimi: shembja e dherave mund të stabilizohet me struktura mbajtëse, erozioni i vijave bregdetare mund të mbrohet përgjatë saj nga rindërtimi i dunave, rënia e gurëve dhe rreshqitjet mund të përfshihen në aplikimet më sipër. Këto ndërhyrje reduktojnë humbje të çmuara të dherave dhe mbajnë infrastrukturën tonë të sigurtë. Sistemet që përmirësojnë jetën e shërbimeve të rrugëve tona mbajnë lidhje efikase midis popullsive dhe zgjasin kohën midis ndërprerjeve nga proçeset e mirmbajtjes. Humbja e ujërave dhe dëmet nga përmbytjet mund të reduktohen nëpërmjet menaxhimit të Lumenjëve dhe kanalizimeve. Të ruash dhe të menaxhosh ujin e pastër është një parakusht për qarkullimin e “arit blu” aty ku ai është më shumë i nevojshëm.

Gjeosintetika dhe gjeokompozitet, së bashku me zgjidhjet tona klasike siç janë muret mbajtëse me Gabion janë të gjindshme kudo, edhe pse të padukshme në ambjentin modern. Parashikimet vlerësojnë që të dyja tregjet si ai gjeosintetikes dhe ai i gjeotekstileve do të rriten në mënyrë të shpejtë në vitet e ardhshme duke arrirë, respektivisht, afro $9 bilion në 2019 dhe në më shumë se $27 bilion në 2022.

Maccaferri do të vazhdojë me forcat e veta të përmirësojë performancën dhe qëndrueshmërinë e inxhinierisë civile përmes pranisë së saj në mbarë botën, aftësive teknike dhe shpërndarjes së njohurive me komunitetin global të inxhinierisë civile.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This