Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Maccaferri: Tejkalimin e sfidave të përditshme të kontrollit të ujit

WATER DAY

Edicioni i 23-te i Ditës Botërore të Ujit konsideron Maccaferri-n si të përkushtuar, në rolin kryesor për menaxhimin e ujrave.

Edicioni i 23-të i Ditës Botërore të Ujit është më 22 Mars; një ngjarje që po fiton një rëndësi të veçantë me rritjen e industrializimit, progreseve ekonomike dhe trendeve demografike kërkojnë një trajtim strategjik afatgjatë për të mbrojtur dhe menaxhuar elementin kryesor të jetës në tokë.

Uji mbulon pjesën më të madhe të globit, por më pak se 1% të masës totale është në dispozicion të njeriut për ushqim, kujdesit shëndetësor dhe çështjeve industriale.

Profesionistët e ujit duhet të luajnë një rol kyç në planifikimin mjedisor të komuniteteve tona dhe fakti që Dita e Ujit 2016 është quajtur “Uji dhe Punët” është tregues i një mendimi të përbashkët: Profesionistët e “Arit Blu” nuk kanë marrë ende vëmendjen që meritojnë.

Inxhinieria civile është një interes në rritje dhe të dhënat nga Google e provojnë këtë. Duke filluar në 2006/2007 është dalluar një rritje në numër e personave të interesuar duke rregjistruar një progres të kësaj disipline. Këtu përfshihen profesionistë dhe studentë nga India, Afrika dhe Azia. Inxhinieria Hidraulike, një degë e inxhinierisë civile, që  ka një interes në rritje në vendet si Azia dhe Afrika, ku rritja ekonomike çon në situata kritike  kur është fjala për infrastrukturën publike,  menaxhimin e ujrave dhe furnizimit me ujë. Për këtë arsye, nuk është rastësi se në këto zona është përqendruar niveli më i lartë i interesit për inxhinieri civile dhe hidraulike.

Të mbrosh ujin do të thotë të pershtasësh politikat e menaxhimit për burime natyrore duke marrë në konsideratë natyrën ndërkufitare të lumenjve dhe rrjedhjet nëntokësore. Do të thotë të përcaktosh praktikat më të mira dhe standarte të përbashkëta teknike. Nayra e lëngshme e ujit do të thotë që pasojat e menaxhimit të keq në nivel lokal ndikojnë në territore të largëta, duke krijuar tensione të mundshme edhe në nivel gjeopolitik.

Menaxhimi i ujrave është gjithashtu një proçes i integruar, ku disiplina të ndryshme kanë nevojë të kalojnë mbi menaxhimin e një skenari të tillë të ndërlikuar, duke e bërë të detyrueshme për institucionet, universitetet dhe operatorët private që të adoptojnë një trajtim të përgjegjshëm si edhe ndaj këtyre profesionistëve të cilët ballafaqohen çdo ditë me vështirësi teknike si dhe nga çështje sociale që krijohen nga uji gjithashtu.

Sektorët private kanë një rol esencial dhe Maccaferri vazhdimisht ka demostruar zotësine e saj në menaxhimin e ujrave. Ne ofrojmë zgjidhje që synojnë menaxhimin e ujit, jo vetëm kur nevojiten funizime me sasi të vogla dhe ku kanalizimi dhe shpërndarja efikase është e nevojshme, por gjithashtu edhe kur paraqitet kërcënim dhe është e nevojshme për mbrojtje. Maccaferri është i angazhuar në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet veprimtarisë së filialeve të saj në mbarë botën me edukimin dhe trajnimin e profesionistëve të inxhinierisë dhe akademikë të përfshirë në disiplinën teknike jetike në kontrollin e erozionit dhe veprave hidraulike.

Ne e demonstrojnë përkushtimin tonë duke marrë pjesë në panaire universitare të shpeshta, duke dhënë seminare, duke përditësuar kanalet e komunikimit dixhitale me përmbajtje me vlerë të lartë teknike duke ofruar programe (softwere) të hapura dhe raste të aplikimive tona të plota. Ne besojmë se kjo është mënyra më e mirë për të krijuar sinergji brenda komunitetit të madh mbarë boterorë të inxhinierëve civilë dhe hidraulikë.

Për më shumë informacion vizitoni faqen e sektorëve tonë.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This