Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Maccaferri mban një leksion teknik mbi “Teknologjitë e reja në Gjeoteknikë” në Universitetin Polis, Tiranë

Maccaferri Balkans jep leksion gjeoteknike në Universitetin Polis

Seanca e shkëmbimit të njohurive u fokusua mbi zgjidhjet gjeoteknike të Maccaferrit në punimet hidraulike kundër përmbytjeve dhe erozionit

Polis University në Tiranë, ftoi Maccaferri Balkans të mbante një prezantim teknik për studentet e saj në Dhjetor 2016. Tema te cilën Maccaferri Balkans prezantoi ishte “Teknologjitë e reja në Gjeoteknikë” dhe aplikimet e tyre në Punimet per Kontrollin e Lumenjve si një zgjidhje për kontrollin e erozionit dhe mbrojtja nga përmbytjet.

Erozioni I brigjeve lumore dhe përmbytjet mund t’ju shkaktojnë dëme njerzve, bisneseve dhe infrastukturës dhe mund të kenë nje impakt në nivele sociale, ekomomike por edhe mjedisore. Mbrojtja kundër këtyre fenomeneve natyrore është e rëndësishme, por në universitetet publike dhe private flitet shumë pak për zgjidhjet inovative të mundshme në fushën e Punimeve Hidraulike. Për këte arsye, Prof. Dr. Luljeta Bozo, nga Departamenti I Arkitekturës dhe Inxhinierisë në Universitetin Polis, organizoi një kurs trajnimi mbi teknologjitë e reja në Gjeoteknikë për të mbështetur studentët e Inxhinierisë. Universiteti ftoi disa perfaqësues të kompanive që operojnë në fushën gjeoteknike ku nuk mund të mungonte Maccaferri Balkans si lideri i kësaj fushe.

Leksioni u ndoq nga profesorë, Inxhinier, studentë të Universitetit Polis, por edhe studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit të cilët ishin të interesuar në produktet gjeoteknike dhe aplikimet e tyre në ambiente të ndryshme.

Prezantimi filloi duke u njohur fillimisht me materialin thelbësor të Maccaferrit, fokusuar në rrjetën e përdredhur dyfish, llojet e saj dhe dallimin nga rrjetat e zakonzhme, që përdoren për punimet hidraulike: Gabiona, Reno Materas, Terramesh, Green Terramesh, etj.

Tematikat qe u trajtuan nga Maccaferri perfshinin problemet dhe masat inxhinerike që kishin të bënin me përmbytjet dhe mbrojtjet kundër erozionit si p.sh:

  • Kanalet
  • Punimet Gjatësore
  • Punimet Tërthore
  • Shuarsit e energjisë
  • Mbrojtja kundër erozionit, Pendët
  • Mbrojtja e pilave të urave.

Përvec prezantimit të këtyre punimeve nga ana tekniko-inxhinerike u bë edhe krahasimi me materiale të tjera si veshjet me beton apo me gure të hedhur (RipRap). Gjithashtu cdo tematike e trajtuar u shoqërua me foto nga kantiere të ndryshme ku janë aplikuar me sukses produktet Maccaferri.

Një shembull i kohëve të fundit ishte vepra lumore gjatësore në qytetin e Librazhdit, ku Materasët Reno u instaluan me sukses për të mbrojtur skarpatën e siperme të digës së Rrapunit nga vale dhe erozioni.

Leksioni u pasua me një seance pyetje-përgjigje, ku student dhe inxhinier të ndryshëm shprehën interesin e tyre për produktet Maccaferri dhe praktikat e prezantuara. Gjithashtu pati dhe kritika të mira nga profesorë të cilët u shperehen të kënaqur me prezantimin.

Për më shumë informacione dhe ndoshta për të mbajtur një leksion në universitetin tuaj, ju lutem të na kontaktoni.

 

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This