Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Maccaferri Balkans Sponsor Kryesor ne Eventin ACITAD

ACITAD (3)

Tiranë, 26 Mars 2014 – ACITAD ( Albanian Chamber of International Trade and Development) organizoi mbrëmjen gala me pjesëmarrjen e bizneseve anëtare dhe të ftuarve të rëndësishëm ne ambientet e Hotel Sheraton,
Maccaferri Balkans ne kete event ishte Gold sponsor duke mbeshtetur kete event dhe mesazhin qe ky event percjell.
Ky event u organizua me qëllimin për të mbështetur profesionalizmin i anëtarëve të ACITAD, për të shpalosur arritjet e tyre si dhe, përcaktimin e sfidave të së ardhmes për biznesin shqiptar, i cili luan rolin kryesorë në përfaqësimin dhe promovimin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare në tregun europian.
Aspirata shqiptare për të qenë pjesë e BE –së është një faktor i rëndësishëm, i cili vendos biznesin vendas përballë përgjegjshmërisë për të kontribuar në plotësimin e kritereve të të qenit pjesë e Europës, në bazë të standarteve të larta të prodhimit, shërbimeve dhe përcaktimin e vizionit për ndërtimin e të ardhmes.
I ftuar nderi në këtë takim të ACITAD ishte kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama, i shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama theksoi ngritjen e marrëdhënieve të reja midis qeverisë dhe biznesit dhe pozicionimin e ri të këtij të fundit si aleat strategjik dhe partner në rrugën e qeverisë për rritjen ekonomike dhe ndërtimin e një shteti modern. Ai propozoi një imazh të ri për sipërmarrësit shqiptarë duke kërkuar që të ndryshojmë figurën e njeriut që merret me biznes në një shembull suksesi për tu ndjekur nga të rinjtë.
Në këtë event ishin prezent 500 të ftuar, anëtarë dhe miq të ACITAD, përfaqësues nga kompani biznesi prej disa shteteve të tjera si: Gjermania, Turqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia etj.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This