
Një skuadër basketbolli lokale mban emrin e Maccaferri Balkans në bluzat e tyre
Skuadra e basketbollit “Goga Basket 1”, e përbërë nga pesëmbëdhjetë djem të grupmoshave nga 14 në 16 vjeç, është duke marrë pjesë me sukses – pjesmarrja e tyre e parë – në kampionatin kombëtar të basketbollit. Për momentin djemtë janë pozicionuar në vend të parë dhe po luajnë fuqishëm për çmimin final.
Kriteret në përzgjedhjen e djemve të “Goga Basket 1” përfshijnë – përveç aftësive sportive – rezultate të mira në mësime. Programi i trajnimit është përpiluar në mënyrë të tillë që të respektohen nevojat mësimore dhe edukative të djemve sportistë.
Maccaferri Balkans, është e motivuar nga energjia e këtyre djemve të rinj, të cilët po luftojnë fort të bëhen kampjonë, ashtu siç Maccaferri perpiqet të bëjë.
Për më shumë informacion na kontaktoni.