Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Le të ndihmojmë Natyrën të rikuperojë veten me anë të stabilizimeve sipërfaqësore dhe zgjidhjeve me përforcim të tokës

Albania - Brochure

Një shpjegim se pse ne kemi nevojë të zgjedhim zgjidhjet Maccaferri për stabilizimet sipërfaqësore dhe përforcimet e tokës

Duhet të nisim të ndihmojmë natyrën të rikuperojë vetveten!

Të gjithë e dimë që betoni ka anën e dobët të tij që ndihmon në ngrohjen globale.

Nëse marrim parasysh të ardhmen e botës sonë, ne duhet të ndiejmë detyrimin të krijojmë një të ardhme më të mirë për gjeneratat e ardhshme.  Nuk duhet të hyjmë në ritmin e inercisë, por duhet të reagojmë! Le ta bëjmë këtë të gjithë së bashku!

Inxhinierët moderrn janë duke e shmangur betonin, ne favor të zgjidhjeve me të qëndrueshme.

Zgjidhjet Maccaferri inkorporojnë gurin si pjesë kyçe të mureve mbajtëse, strukturave përforcuese të tokës dhe barrierave që ofrojmë ne.

Guri mund të pershtatet me habitatin/mjedisin në të cilin është instaluar.    

Nëse ne kemi përpara dy alternativa, pse duhet të zgjedhim atë që dëmton më shumë mjedisin.

Kolegë,  ju lutem të ndërgjegjësohemi për këtë!

Imazhi më sipër kap bukurinë e zgjidhjeve të gurit natyror. Imazhi ngjall kënaqësinë e ri-përdorimit të materialeve natyrore, dhe një ndjenjë të qetë në krahasim me zgjidhjet e tjera të cilat kanë një estetike të egër.

Në aspektin teknik, asgjë nuk mungon në lidhje me stabilitetin strukturor të atij muri. Përkundrazi; gurët mbushës veprojnë në harmoni me rrjetën, dhe gjithashtu ndihmojnë drenazhimin e mbushjes mbrapa. Presioni i ujit shpërndahet, gati zhduket dhe fleksibiliteti i strukturës përshtatet për zgjidhjen dhe ngarkesat sizmike.

Kemi mbledhur një gamë të aplikimeve të mundshme në broshurën e Maccaferri-t në vijim.

Broshura e Maccaferri-t paraqet funksionalitetin e mureve mbajtëse gravitacionale, mureve me toka të përforcuara & shpateve, gozhdimin (fiksimin) e dherave, rrjetave perde te fiksuara & stabilizimin siperfaqësor dhe barrierat.

Le të luftojmë ngrohjen globale dhe të ulim ndikimin e karbonit me këto struktura te bukura dhe të fuqishme!

Për më shumë informacion, ju lutem të na kontaktoni.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This