Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Kushtet e Përdorimit

  1. Faqet tona të internetit

Mund të navigoni në faqet tona të internetit për të pasur një ide të plotë të shërbimeve dhe produkteve tona. Mund të navigoni lirshëm në faqet tona ose të regjistroheni si përdorues nëse doni të keni akses në informacione të tjera në lidhje me biznesin. Nëse doni të regjistroheni si përdorues, mund të regjistroheni gjithashtu në shërbimin e lajmërimeve falas dhe të pranoni të merrni email-ë nga ne me oferta dhe promocione që mund t’ju interesojnë.

  1. Pranimi i rregullave dhe kushteve

Ju lutem të jeni në dijeni se kur përdorni faqet tona të internetit ju po hyni në një marrëveshje ligjore me ne. Ju do ta mbani fjalëkalimin tuaj sekret dhe nuk do ta ndani llogarinë tuaj me asnjë tjetër. Informacionet në të cilat keni akses i përkasin Officine Maccaferri S.p.A. Prandaj nuk do t’i ndani ose përdorni për qëllime tregtare me palë të treta pa aprovimin tonë.

Officine Maccaferri S.p.A rezervon të gjitha të drejtat e pronave të tij intelektuale. Markat tregtare dhe logot e tjera të përdorura në lidhje me faqet tona të internetit mund të jenë marka tregtare të pronarëve të tyre përkatës.

Ju gjithashtu pranoni Rregulloren e Privatësisë tonë e cila mbulon mënyrën si grumbullojmë, përdorim, ndajmë dhe ruajmë informacionet personale që na jepni.

Kjo marrëveshje përfshin Rregullat dhe Kushtet dhe Rregulloren e Privatësisë dhe mund të ndryshohet nga Officine Maccaferri S.p.A. herë pas here.

  1. Pranueshmëria në shërbimet

Duke u regjistruar në faqet tona të internetit, ju konfirmoni se jeni të paktën 18 vjeç dhe jeni i pranueshëm për të hyrë në këtë marrëveshje sipas kushteve të mëposhtme.

  1. Linket për në faqe interneti të tjera

Mund të gjeni linke në faqet tona të internetit për në faqe të tjera. Ju lutem të jeni në dijeni se secila prej këtyre faqeve të internetit ka rregullat dhe rregulloren e privatësisë të saj. Lexojini me kujdes. Ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për materialet e ofruara nga faqet e tjera të internetit ku mund të hyni prej faqeve të internetit Officine Maccaferri.

  1. Markat tregtare dhe të drejtat e autorit

Markat tregtare, logot dhe markat e shërbimit të shfaqura në këtë sit janë marka tregtare të regjistruara dhe të paregjistruara të Officine Maccaferri, licencuesve ose ofruesve të shërbimeve, ose të palëve të treta të tjera. Të gjitha këto marka tregtare, logo dhe marka shërbimi janë pronë e pronarëve të tyre përkatës. Asgjë në këtë sit nuk do të interpretohet si dhënie, me implikim, ndalim apo ndryshe, e ndonjë leje ose të drejte për të përdorur asnjë markë tregtare, logo ose shërbim të shfaqur në sit pa lejen e mëparshme me shkrim të pronarit, përveç siç është treguar ndryshe këtu. Officine Maccaferri rezervon të gjitha të drejtat që nuk janë dhënë shprehimisht në sit dhe përmbajtjen e tij. Ky sit dhe gjithë përmbajtja e tij, përfshirë por jo vetëm, teksti, dizajni, grafikët, ndërfaqet dhe kodi, dhe zgjedhja e rregullimi i tyre, është i mbrojtur si përpilim nën ligjet italiane për të drejtat e autorit. Të gjitha të dhënat teknike të përdorura nga Officine Maccaferri S.p.A. për punën e dizajnit janë marrë në mënyrë të ligjshme ose ishin të përdorshme lirshëm nga palët e treta.

  1. Kufizimi i përgjegjësisë

Ju jeni dakord dhe pranoni se mbani përgjegjësi të plotë për përdorimin e sitit. Ju jeni dakord dhe pranoni se çdo informacion që dërgoni ose merrni gjatë përdorimit të sitit mund të mos jetë i sigurt. Ju jeni dakord dhe pranoni se përdorimi i sitit bëhet duke marrë vetë përsipër rrezikun dhe se siti është në dispozicion për ju falas. Duke ditur këto, ju jeni dakord dhe pranoni se, deri në shkallën më të plotë të lejuar nga ligji në fuqi, as Officine Maccaferri S.p.A. dhe as filialet, furnitorët e tij ose ofruesit e materialeve të palëve të treta nuk do të jenë përgjegjës për asnjë dëmtim direkt, indirekt, ndëshkues, ekzemplar, aksidental, të veçantë, që vjen si pasojë apo lloj tjetër i cili lind nga ose në ndonjë mënyrë që lidhet me sitin, ose ndonjë sit tjetër që hapni përmes një lidhjeje nga ky sit ose nga veprime të tjera që kryejmë ose nuk kryejmë ne si rezultat i komunikimeve që na dërgoni, ose vonesa apo paaftësia për të përdorur sitin, ose për çdo informacion, produkt ose shërbim të reklamuar në ose të marrë përmes sitit ose fshirja e çdo materiali të paraqitur ose postuar në sitin e tij, ose që lind ndryshe nga përdorimi i sitit, qoftë i bazuar në kontratë, shkelje, përgjegjësi të kufizuar ose ndryshe. Kjo deklaratë mohimi zbatohet, pa kufizim, për çdo dëmtim ose lëndim që vjen nga mungesa e performancës, nga gabimet, heqjet, ndërprerja, fshirja, defektet, vonesa në operim ose transmetim, viruset kompjuterike, korruptimi i skedave, defekte në linjën e komunikimit, ndërprerje e rrjetit ose sistemit, humbje e fitimeve tuaja, ose vjedhja, shkatërrimi, aksesi i paautorizuar, ndryshimi, humbja ose përdorimi i çdo regjistrimi ose të dhënash, dhe çdo humbje tjetër e luajtshme ose e paluajtshme.

  1. Ligji mbizotërues dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Ju pranoni se ligji italian do të mbizotërojë në mënyrë ekskluzive në çdo mosmarrëveshje që lind nga kjo kontratë dhe përdorimi i faqes tonë të internetit.

Në rastin e pazakontë të lindjes të një mosmarrëveshjeje ligjore, do të zgjidhet në Gjykatën e Bolonjës në Itali.

  1. Si të na kontaktoni

Nëse ju duhet të na kontaktoni, mos ngurroni ta bëni këtë:

Officine Maccaferri S.p.A.

Via Kennedy 10

40069 Zola Predosa (Bologna) Italy

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This