Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Kriteret tona të projektimit të Pritave me Gabiona në ICCE 2017

Gabiona

Studimi ynë eksperimental u paraqit në Konferencën Ndërkombëtare të Inxhinierisë sëNdërtimit të organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës

Inxhinieri jonë I Nërtimit Taulant Alilanj prezantoi temën ‘ Testet me Modele Fizik të Pritave me Gabiona për te Zhvilluar Kritere Specifike te Projektimit per Basene te Shuarjes se Energjise’, në Konferencën internacionale të Inxhinieris së Ndërtimit-ICCE 2017, organizuar nga Fakultetet e Inxhinierise se Ndertimit të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universiteti I Prishtinës, mbajtur në Tiranë më 12-14 Tetor, 2017. Ai paraqiti rezultatet e një studimi eksperimental mbi karakteristikat e rrjedhjes së ujit mbi një pritë me gabiona në një lumë, kryer në Qendrën tonë Teknologjike të Hidraulikës dhe Burimeve Ujore CTH në Universitetin e San Paulo të Brazilit.

Inxhinierë, hulumtues dhe profesionistë nga e gjithë bota u ftuan dhe u inkurajuan të marrin pjesë në këtë konferencë duke paraqitur kontribute me shkrim dhe duke paraqitur punimet e tyre në fushat e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Tërmeteve, Teknologjisë së Ndërtimit dhe Materialeve, Inxhinierisë Gjeoteknike, Hidraulikës dhe të tjera.

Ne ishim të kënaqur të pranonim ftesën e Dekanit të Fakultetit të Tiranës dhe për të ndarë njohuritë tona në Inxhinierinë Hidraulike, një fushë ku mund të krenohemi me 130 vjet përvojë pasi ne kemi shpikur gabionin e famshëm në vitet 1890, duke kryer mbrojtjen nga erozioni dhe rindërtimin e kanaleve lumore përgjatë lumit Reno, në Bolonjë të Italisë. Gabionet janë njësi modulare të cilat janë veçanërisht të përshtatshme për të formuar struktura fleksibile, të depërtueshme dhe monolite hidraulike dhe kundër erozionit.

Në vendet malore, kontrolli i erozionit në rrëke dhe përrenj mund të jetë i një rëndësie të madhe sepse ndalimi i degradimit të shtratit në zonat e sipërme mund të zvogëlojë dukurinë e rrëshqitjeve të dheut dhe depozitimin e materialit ultësira.

Kontrolli i erozionit arrihet duke ulur shpejtësinë e ujit, që mund të realizohet përmes ndërtimit të një serie pritash me gabiona. Këto janë të dizajnuara duke marrë parasysh shuarjen e energjisë kinetike dhe shpesh kërkojnë një pritë sekondare në drejtim të rrymës: një kontrapritë ose një basen për të shuar energjinë

Inxhinieri jonë i Ndërtimit Taulant Alilanj prezantoi rezultatet e një studimi eksperimental mbi karakteristikat e rrjedhjes së ujit mbi një pritë me gabiona, me qëllim të verifikojë nëse formulat ekzistuese teorike për të llogaritur gjatësinë e zonës së shuarjes (baseni I shuarjes) janë të përshtatshme për pritat me gabion dhe mundësisht të zhvillojnë kritere të reja të projektimit.

Studimi u zhvillua në Qendrën Teknologjike të Hidraulikës dhe Burimeve Ujore-CTH në Universitetin San Paulo, Brazil. Atje krijuam një model fizik bi-dimensional të një kanali të ujit, duke riprodhuar një pritë vertikale me gabiona me kundërpritë ose me basen të thellë. Këto dy lloje Pritash u krahasuan sipas disa grupeve të parametrave, duke përfshirë shpejtësinë e ujit, thellësinë e rrjedhës, shkarkimin, ngarkesën hidraulike, lartësinë e pritës, gjatësinë e basenit të shuarjes dhe të tjera.

Rezultatet e testit tregojnë se gjatësia e basenit të shuarjes së energjisë paraqet vlera më të vogla se ato të bazuara në ekuacionet teorike dhe se kushtet e shuarjes janë më të mira për rastin e basenit të thelluar në vend të kundrapritës, veçanërisht për sa i përket erozionit në rrjedhën e poshtme të pellgut.

Duke ndjekur këtro rezultate, ne projektuam dhe instaluam shumë prita me gabiona,me basene të shuajes në dysheme dhe me injeksione të betonit siper tyre, në Shqipëri gjatë dy viteve të fundit. Prandaj, Taulanti jonë ishte në gjendje të paraqiste edhe disa prej rasteve më të rëndësishme në lumenjtë Gomsiqe, Lerini dhe Bugjoni, ku zgjidhjet tona tregojnë efikasitetin dhe besueshmërinë e tyre.

Në qoftë se munguat ne konferencën ICCE 2017, ju mund te lexoni prezantimin të plotë këtu.

Për më shumë informacion mbi Punimet Hidraulike, ju lutemi të na kontaktoni.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This