
Problematikat kryesore të inxhinierisë gjeoteknike dhe mjedisore të hasura në konferencën e ndërtimit në Tiranë.
Konferenca e Gjeo – Mjedisore dhe e ndërtimit u mbajt në Universitetin POLIS, në Tiranë, në Nëntorin që shkoi. Siç edhe është përshkruar më poshtë në këtë artikull, me 26 Nëntor, Shoqata e Gjeoteknikëve Shqiptare, Co-PLAN dhe Universiteti POLIS kanë organizuar këtë takim të rëndësishëm duke tërhequr profesionistë nga e gjithë Europa.
Synimi i kësaj konference ishte prezantimi me njohuri të përgjithshme teorike dhe praktike, përsa i përket inxhinierisë gjeoteknike, problematikave lidhur me mjedisin dhe ndërtimin. Kjo nismë u mbështet nga Shoqata Ndërkombëtare e Inxhininierisë së Mekanikës së Dherave dhe Gjetoknikës [International Society for Soil Mechanics and Geotechnical Engineering, ISSMGE] e cila është një organizatë ndërkombëtare për profesionistë, me bazë në Londër, duke mbledhur bashkë inxhinierë, akademikë dhe kontrakorë që kanë lidhje me inxhinierinë gjeoteknike, kërkues dhe profesionistë nga e gjithë Europa,të cilët ishin ftuar dhe nxitur për të qënë pjesë e kësaj konference, që të prezantonin punët dhe shkrimet e tyre.
Tematikat kryesore të konferencës ishin gjithë problematikat e fushës së gjeoteknikës dhe ndërtimit.
Qëllimet e mëtejshme të kësaj konference ishin prezantimi i arritjeve, dëshmive që kanë qënë sfidat kryesore dhe prezantimi me metodikat më të përshtatshme që janë vënë në zbatim.
Duke marrë në konsideratë praninë e shumë profesorëve të nderuar të universiteteve nga e gjithë Europa, Maccaferri kishte kënaqsinë të ndante përvojën e saj lidhur me mjedisin, zgjidhje interesante të përmbledhura në: “The advantages of concrete vertical walls MacRes System in urban areas” (Avantazhet e mureve vertikale MacResSystem në zonat e banuara), prezantuar nga Giuseppe Lembo dhe Taulant Alilanj.
Në këte prezantim inxhinierët tanë paraqitën këtë teknologji inovative (përforcimi i mureve vertikalë) për Shqipërinë, duke prezantuar mënyrat e ndërtimit kur përdoren përfocues gjeosintetikë si Paraweb.
Ata u përqënduan në përparësitë (avantazhet) e sistemit MacRes dhe Paraweb krasuar me zgjidhje të tjera, shpjeguan mundësitë e aplikimit të tyre, si dhe arritje të tjera lidhur me kushtet gjeoteknike në kantjer.
Bashkëveprimi profesional dhe shkëmbimi i eksperiencave të përbashkta ishin disa nga aspektet më të rëndësishme të kësaj ngjarjeje.
Gjatë konferencës Maccaferri kishte mundësinë të organizonte këtë pritje në ambjentet e Univeristetit POLIS duke tërhequr vëmendjen e të ftuarve, me zgjidhjet dhe produktet e saj.
Jeni të mirëpritur të na kontaktoni për informacione të mëtejshme.