Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Kapitali ynë i njohurive

knowledge

Vlera e Veçantë e Maccaferrit: Njohuria

Ne u themeluam mbi inovacionin duke krijuar Gabionët. Që atëherë ne kurrë nuk kemi ndaluar të krijojmë zgjidhje më të mira. Inovacioni është rrënjosur në identitetin tonë, sepse ne jemi gjithmonë në kërkim për zgjidhje të reja e më të mira. Inovacioni ynë buron nga një faktor strategjik: njohuria.

Njohuria e ditëve të sotme është produkti i ri fitimtar: ne ndihmojmë klientët tanë t’ia dalin mbanë duke i siguruar atyre një set të gjerë të burimeve të njohurisë me qëllim një perfomancë më të mirë gjatë fazave të ciklit të biznesit të tyre. Ne e realizojmë këtë duke ndarë me ta Njohurinë tonë.

Falë Kapitalit tonë të Njohurive, çdo degë e Maccaferrit mund të përmbushë çdo kërkesë duke grumbulluar gjithë informacionin teknik, ekspertizën dhe përvojën që kanë gjithë degët tona. Bashkëpunimi me një degë të Maccaferrit është si të bashkëpunosh me një rrjet ndërkombëtar i gatshëm për të siguruar një zgjidhje të posaçme.

Gjatë gjithë këtyre 130 viteve histori dhe duke punuar në të gjithë botën, ne kemi akumuluar dhe fituar një sasi impresionuese të ekspertizës teknike, njohuri tregu, ekspertizë specifike sipas vendit, dhe përvoja praktike. Nga projektimi tek prodhimi, nga asistenca teknike në terren tek futja në tregjet e reja, ne kemi fituar një njohuri të gjerë: ne e kemi shndërruar këtë njohuri në një kapital që ne ndajmë me klientët përmes degëve tona.

Kudo, ju do të keni Zgjidhjen tuaj më të mirë

Ky Kapital i Njohurive përmirësohet vazhdimisht nga rrjeti ndërkombëtar i kompanive lokale të Maccaferrit, të cilat e ndajnë njohurinë e tyre në mënyrë reciproke. Në gjithë zonat kohore, inxhinierët, dizenjatorët dhe teknikët tanë bashkëpunojnë për ta mbushur ekzpertizën teknike të gjithësecilit me qëllim për të sjellë zgjidhje të shumëanshme, me pak kosto dhe pro mjedisit.

Kurdoherë që klientët tanë pyesin për një zgjidhje më të mirë, çfarë ne sjellim është hapi i fundit i një procesi të përkushtuar dhe të gjerë analize dhe projektimi që përfshin gjithë globin. Zgjidhjet tona përfshijnë një vlerë strategjike që buron nga një Kapital i përbashkët i Njohurive.

Njohuri Globale për Zgjidhje Lokale

Çdo degë lokale e Macaferrit gjithmonë drejtohet tek Kapitali ynë i Njohurive me qëllim për të gjetur informacionin më të fundit dhe përvojën e duhur në menyrë që të përcaktojë përgjigjen më të mirë të mundshme për kërkesat specifike të klientit tonë. Duke pasur të drejtën për një informacion të shëndetshëm, kompetencën dhe ekspertizën të ofruara nga kapitali ynë i Njohurive, degët tona lokale janë gjithmonë gati të vlerësojnë dhe sigurojnë një përgjigje brenda afatit për kërkesat më specifike dhe pyetjeve.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This