Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Eksperienca jonë në Kanalizimin e Lumenjve në shërbim të Autostradës Tiranë-Elbasan

gabion

Gabionat dhe gjeogridet tona MacGrid® WG u përdorën për të devijuar Lumin Erzen dhe për të mbrojtur brigjet nga erozioni

Një pjesë e lumit Erzen do të devijohet për shkak të punimeve për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Ne ofruam zgjidhjen tonë për kanalizimet për të krijuar një shtrat të ri të lumit dhe një strukturë me tokë të përforcuar me gjeogrid. Gabionat tonë do të veprojnë si një mbrojtje kundër rreziqeve të erozionit dhe rrëshqitjes së dheut.

Autostrada Tiranë-Elbasan është një nga projektet infrastrukturore më të mëdha dhe më sfiduese në Shqipëri. Kjo autostradë me katër korsi mbulon distancën mes dy qyteteve të Tiranës dhe Elbasanit në mënyrën më të shkurtër të mundshme me një gjatësi totale prej 26 km dhe do të jetë pjesë e autostradës A3 së Shqipërisë. Shumë çështje gjeoteknike duhej të kapërceheshin pasi autostrada e re kalon nëpër një rajon shumë të vështirë malor.

Një zgjidhje teknike ishte e nevojshme në afërsi të fshatit Ibe, ku kishte rrëshqitje të mëdha të tokës përgjatë lumit Erzen. Për të parandaluar erozionin nga uji dhe për të mbrojtur autostradën nga rrëshqitjet e mëtejshme të tokës, kompania ndërtuese Copri-Aktor vendosi të përforconte skarpatën me një mbushje me dhe të luginës dhe të devijonte lumin për një shtrirje të gjatë rreth 550 m. Një zgjidhje me tokë të përforcuar dhe punime hidraulike ishin të nevojshme për të krijuar shtratin e ri të lumit dhe për ta mbrojtur atë nga erozioni.

Për këtë qëllim, ne u thirrëm të siguronim gabionat tonë për punimet e nevojshme në kanalizimin e lumit. Një kanal 550 m i gjatë, 12 m i gjerë dhe 5 m i thellë u ndërtua në afërsi të shtratit ekzistues të lumit. Një shkallëzim prej 3 m i lartë u ndërtua përgjatë kanalit për shuarjen e energjisë së ujit.

Për të stabilizuar shpatin që u krijua duke mbushur shtratin ekzistues të lumit, Një zgjidhje me tokë të përforcuar ishte e nevojshme. Prandaj, njëra nga bankinat që u krijua me mur me gabiona u përforcua me gjeogridet MacGrid® WG.

Koshat e gabioneve të përdorura për këtë projekt janë bërë prej teli çeliku me cilësi të lartë e cila është galvanizuar rëndë për të siguruar mbrojtje afatgjate të korrozionit.

Në total kemi furnizuar përafërsisht 15,400 m³ gabiona (0.5 m dhe 1 m e lartë) dhe 30.000 m² geogride MacGrid® WG.

Kemi mbi një shekull përvojë në kontrollin e ujit dhe kanalizimin e strukturave. Për më shumë informacion mbi zgjidhjet tona mbi punimet e kanalizimeve, ju lutemi të na kontaktoni.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This