Officine Maccaferri
BALKANS
Hyr
Vendi

Hyr

Harruat fjalëkalimin tuaj?

Histori që mbesin

Website-Launch-Infographic-al-with-2015

1879-1910 – Fillesa: Shpikja e Gabionëve

Në 3 Maj, 1879 Raffaele Maccaferri themeloi “Ditta Maccaferri Raffaele, Officina da Fabbro” në Lavino për prodhimin e artikujve prej hekuri të farkëtuar.

Kompania “Maccaferri” shpiku “gabionin” e famshëm ndërsa po merrej me punimet përgjatë rrjedhës së Lumit Reno në Casalecchio di Reno në zonën e Bolonjës. Kjo shpikje i dha rrugë transformimit nga një tregti artizanale në një sipërmarje industriale, gjë që rezultoi në zgjerim të punishtes.

Gabionët “sack” ne formë thesi u zhvilluan nga një projektimi i ri i gabionëve në formë kubi të cilet u përdoren në disa projekte publike.

: përgjatë Lumit Tiber, përgjatë lumit Arno dhe në Siçili.

1910-1970: Epoka e Zgjerimit

Fillimi i procesit të zgjerimit të sipërmarrjes të hershme në sektorë të ndryshëm industrialë: 18 kompani të reja u themeluan përmes bashkimeve dhe blerjeve si ICO dhe Hatù (prodhime gome), Sapaba (guroret),Sadam (sheqeri), Samputensili (mjete prerëse dhe ingranazhit të finisherit).

Pas Luftës së dytë Botërore Drejori i ri i Menaxhimit Gaetano Maccaferri udhëhoqi riorganizimin dhe rihedhjen në treg të prodhimit. Produkte të reja u krijuan: veshja PVC e telit të galvanizuar dhe dyshekut Reno. Një ndër zbatimet e para të gabionëve të veshur me plastikë daton që në 1956 për mbrojtjen e bregut të Kanalit të Bristolit në Britani. Officine Maccaferri ishte kompania e parë në Europë që prezantoi galvanizimin “e rëndë”. Në 1966 Firence u prek nga përmbytje katasrofike. Gabionët vërtetuan se ishin shumë të efektshëm për rindërtimin e rrugëve dhe drejtimit të rrjedhave të ujit.

1970-1980 – Ngritja e Rrjetit Global

Officine Maccaferri zgjeroi aktivitetin e saj dhe jashtë kufijve. Fabrika u temeluan në Kanada, SHBA dhe Brazil. Officine Maccaferri përballoi sfidën në pesë kontinentet me metoda të fuqishme të futjes në treg dhe proceseveindustriale gjithnjë e në rritje. Rezultati ishte Përshpejtim i madh në zgjerim gjeografik dhe gamë produktesh. Tregu ndryshoi përgjatë këtye viteve në menyrë të veçantë me një përqasje teknike dhe promoconale që synonte kënaqjen e konsumatorit, përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare dhe specifikimet si dhe prani të inxhinierëve që mbikëqyrnin në vendet më të rëndësishme në cdo cep të botës – të gjitha këto i dhanë kompanisë një reputacion të shkëlqyer.

1980-2000 – Strategjia e Re: nga Produktet në Zgjidhje Komplekse

Përgjatë mesit të viteve ’90 kompania nisi një strategji për krijmin e një rrjeti partneriteti dhe ndarje të njohurive teknike për ti ofruar klientit një gamë të gjerë të zgjidhjeve cilësore që sollën bashkarisht mbrojtje të mjedidit, efektshmëri në kosto, jetëgjatësi dhë përputhje të plotë me regulloret. Strategjia e zgjerimit e Officine Maccaferri Group që nisi në këtë kohë ndryshoi nga ajo e produktit të vetëm të përbërë nga një rrjetë teli dyshe e përdredhur në mundësinë për të ofruar alternativa produktesh, pra duke marrë parasysh zgjidhje të plota në projekte. Këto ishin vitet kur materialet gjeosintetike hynë në menyrë bindëse në gamën e zgjidhjeve të Maccaferrit dhe përforcimi i betonit me fibra metalike shërbeu si një derë për në botën e tuneleve dhe terracave industriale.

2000-2011 – Rritja e Sektorëve dhe Ekspertizës: nga Gjeosintetika në Zgjidhje të Reja të Avancuara

Maccaferri filloi prodhimin e materialeve gjeosintetikë, përfshirë blerjen e kompanisë britanike Linear Cimposites duke sjellë ParaLink dhe Paragjeogridet në gamën e tij.

Ndërtimi i fabrikave të reja bëri të mundur prodhimin e gjeogrideve me fibra natyrale, gjeomat-ëve, gjeorrjetave dhe gjeomembranave në Brazil dhe prodhimin e ParaLink dhe ParaWeb në Indi. Blerja e fundit e prodhuesit italian gjeosintetik, Italdreni në fund të 2010, zgjeroi më shumë praninë e Maccaferrit në sektorin e materialeve gjeosintetike, në mënyrë të veçantë me kontrollin e erozionit dhe drenazhimit.

Kjo njohuri gjeosintetike e lançoi Maccaferrin si një udhëheqës të sektorit të mjedisit, në mënyrë të veçantë në Itali. Shumëfishimi i sektorëve vazhdoi përgjatë viteve të fundit të 2000 si partneriteti me ELAS Geotechnica, specialiste për zgjidhjet teknike në sektorin e tuneleve dhe prodhues të ankorave me fibra xhami, mjeteve të drenazhimit dhe aditivëve të betonit. Kjo kompletoi zgjidhjet ekzistente të Maccaferrit për tunelet si fibrat e çelikut për përforcimin e betonit në punime kryesore të infrastrukturës si trenat e shpejtë në Itali, linjat kryesore të metrosë në Barcelonë dhe Madrid në Spanjë dhe tunelet ujorë në Kanada, SHBA dhe Zelandë e Re.

Mesi i fundit të viteve 2000 e gjeti maccaferrin me një presencë më të madhe në fushën e ndalimit të shkarjes së Shkembinjëve dhe Dëborës. Zgjidhje të tilla janë punime kundër rreziqeve natyrore si shkarja e shkëmbinjve, rrjedha të mbetjeve dhe orteqeve në shpatet e infrastrukturës apo punimeve minerare. Produkte të avancuara, të zhvilluara mbi R&D dhe nevojave të tregut, po provojnë se kanë një interes gjithnjë e në rritje tek klientët tanë.

Rritja e punimeve të sektorit tonë hidraulik, veçanërisht punimet përgjatë bregdetit, kanë shtyrë përfshirjen tonë në projekte kryesorë. Vlen për tu përmendur zhvillimi i (dyshekëve te mbushur me çakëll) materaseve si dhe pajisja për instalimin e tij në det për të mbrojtur fundin e detit. Kjo u përdor gjatë punimeve për projektin MOSE për të mbrojtur Venecian nga përmbytjet e baticës.

2015: Sfida të Reja

Maccaferri është gati të përballë sfida të reja përmes rritjes të qëndrueshme NË vazhdim, përfshirë blerjen e teknologjive inovative për ti përdorur mbarëbotën, do të punojë për diferencimin e produkteve për të konkuruar me një paketë të plotë shpërndarjeje dhë hyrjeje në vende të reja.

Kudo që klintët dhe sfidat e tyre ndodhen në botë, Maccaferri gjithmonë ka për synim të “Engineer a Better Solution” “Një Zgjidhje Më Të Mirë Inxhinierike”.

All Rights Reserved © Officine Maccaferri Spa 2018 P.IVA IT 02145540379

Share This